• |
ide | kryesore

Tërhiqet nga Shqipëria banka franceze Societe Generale

Lajme, Të fundit



Societe Generale, banka e madhe franceze vazhdon të tërhiqet nga tregjet e vogla. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t’i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare.

Nuk pati njoftime për çmimin e shitjes bën të ditur agjencia Reuters. Societe Generale bëri të ditur se do të tërhiqet nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe do të përqëndrohet tek tregjet e rëndësishme.

Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë kjo bankë e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.



2 Comments

  1. Problemi eshte qe OPT eshte thjesht “nominalisht” hungareze. Kapitali i saj sot kontrollohet nga fonde ruse. Pra ne Shqiperi po hyn vertet Rusia.

  2. OPT eshte dora e Putinit. Francezet thjesht ja shiten Putinit banken e tyre. Tani eshte detyra e autoriteteve shqiptare tja bejne jeten sa me te “lehte” te jete e mundur ‘ kesaj bankes hungareze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *