• |
ide | kryesore

‘Vetting’ edhe në ushtri, kush nuk kalon testin fizik do të largohet

Lajme, Të fundit



Forcat tokësore përfshirë dhe batalioni special do i nënshtrohet një testimi fizik. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Kollçaku paralajmëroi ndryshime rrënjësore në batalionin e Forcave Speciale, duke e kthyer vëmendjen nga efektivët e rinj dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes fizike.

“Në shtator –tetor do të bëhet testimi fizik i të gjithë Forcës Tokësore përfshirë edhe batalionin special. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të flakim në rrugë asnjë nga asetet më të mira që kemi në Forcat Speciale, por natyrisht për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, një pjesë e tyre do të vijojnë karrierën në Shkollën e Trupës, në Akademinë e Oficerëve, në Akademinë FA-ve apo në strukturat e kërkim – shpëtimit.”- theksoi gjeneral brigade Kollçaku.

 



2 Comments

  1. Veting beni per policet se kini futur ne polici hajdute,rrugecer qe e nxjerin koburen ne mes te dites ne publik,trafikante ,njerez me aftesi te kufizuar qe po te fryje nje ere e vogel bien per toke kriminele,dhe jo ne ushtri se vetem per te ngrene buken duke mbledhur ndonje picete sufllaqesh,bebelinash eshte kthyer ushtria shqiptare antare e -Natos-.apo do luftojne imperializmin amerikan dhe revizionistet moderne si ne kohen e -erdhjerit-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *