• |
ide | kryesore

A po e rrezikon Hashim Thaçi tërësinë territoriale të Kosovës?

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë paralajmëruar se nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk jep dorëheqje, atëherë Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës. Presidenti i Kosovës ka ripërsëritur deklaratën e tij se në fazën finale të dialogut do të diskutohet për demarkimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se pret mbështetje nga NATO-ja për këtë proces.

Në anën tjetër ka ritheksuar se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës. Këto deklarata të Thaçit po cilësohen të rrezikshme nga ana e opozitës. Ata korrigjimin e kufijve me Serbinë e shohin si ndarje të Kosovës, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nëse Thaçi nuk jep dorëheqje Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës, shkruan gazeta Zëri.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se deklaratat e Thaçit janë politike dhe joligjore. Sipas tyre, asnjë ndryshim s’mund ta bëjë presidenti pa miratimin e 2/3-s së deputetëve në Kuvend.



1 Comment

  1. Thaci eshte tellalli. J’u dhurua M.Zi nji llokem dhe u quajt demarkacion!!.
    Tani e ka rradhen te marrin Greqia dhe Serbia nga nji llokem po llokem te majme, dhe Thaci I thote’korrektim kufini’, Rana- bushati I thote ‘zgjidhje e problemit 80 vjecar+ shkembime ne favor te te dy paleve!!!,’, fitorie,
    SUKSESE me te medha na presin!!

    Thacit I vene ca presione, haradinajt e te tjereve po ashtu, Serbia po ashtu punon,
    Duhet te merren vesh vete palet: Shqiperi_ Greqi; Kosove-Serbi, po thone, hahaha!!!
    Ne
    Konference ne losAnxhelos, Londres etj
    Shqiperine Jo qe s’e futen ne hesap, poor vec e shqyen cdo here. E flijuam Shqiperine, tha per njeren cqyerje, Gray ingliz per PaQeEn!! .
    Shyqyr qe kina MIQ te Mdhoj dhe thacer, rame, berisher qe I rikatojne dhe firmosin …

    Kurva e Motit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *