• |
ide | kryesore

Berisha në shtegun e Gjarprit

1, Ide

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presidenti të prekur në sedër. Britmat e tij se nuk mund të marrë mësime kundër coptimit të kufijve të Kosovës, nga njeriu që ka strehuar Bin Ladenin, që ka ndihmuar Millosheviçin, që ka burgosur Adem Jasharin, sado qesharake që të duken, nuk janë aspak të pafajshme.

Pse e sulmoi Thaçi Berishen?

Vërtet ato përbëjnë një temë të përsëritur ndër vite në shtypin opozitar me Berishën.Vërtet mes tyre ka dyshime rënqethëse, që asnjëherë nuk janë zbardhur me fakte dhe prova. Vertet ato kanë fituar një lloj qytetarie në të dyja anat e kufirit. Por Hashim Thaçi është më së paku në pozitën morale dhe koherencën politike për t’u bërë sot zëdhënësi i këtyre tezave.
Kush e ka ndjekur biografinë e ish presidentit të parë shqiptar pas rënies së komunizmit, nuk e ka të lehtë të vërejë se të gjitha akuzat që ngre sot Thaçi i përkasin gjysmës së parë të viteve ’90. Kush i njeh gjithashtu fillimet e UCK-së, e di mirë se një pjesë e krahut të saj më radikal, ka besuar në ato që ish drejtuesi i saj politik me pseudonimin “Gjarpri” ka artikuluar sot.
Por që atëherë ka rjedhur shumë ujë. Me të gjitha këto akuza në shpinë Sali Berisha u rikthye në pushtet, këtë radhë si kryeministër, në vitin 2005, ndërsa, Hashim Thaçi e fitoi atë me zgjedhje, dy vite më vonë, për të mos iu ndarë deri sot, 11 vite më pas.
Dhe pikërisht këtu qëndron hipokrizia. Gjatë kohës që ndanin të dy muajin e mjaltit të pushtetit, Thaçi nuk i ka kujtuar kurrë këto akuza. Ai krijoi me Berishën dje, një çift po aq banal sa me Ramën sot. Të dy shiheshin përkrah njëri tjetrit në përvjetorë, të dy organizonin emisione televizive të përbashkëta, madje, madje, Thaçi u bë pjesë e përurimeve elektorale të 2009 dhe kaloi çdo cak, kur përshëndeti qëndrimin e Berishës për vrasjet e qytetarëve në 21 janar.
Pra është e qartë se më shumë sesa me Bin Ladenin, Millosheviçin, apo Adem Jasharin, shpërthimi i Thaçit, nuk ka të bëjë me historinë e Berishës, por me prononcimin e tij të fundit për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Po të lexosh me vëmendje deklaratan e Berishës, ai shprehet kundër ndarjes së një shteti të pavarur të njohur si të tillë nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, thekson se kjo i shkon për shtat strategjive të përpunuara në Beograd, nënvizon se kjo mund të hapë një kuti të vërtetë pandore në Ballkan, por në asnjë rast ai nuk përmend Thaçin dhe nuk e zë atë në gojë.
Atëherë pyetja është : përse presidenti i Kosovës e sulmoi personalisht ish partnerin e tij të dikurshëm, që nuk tha asgjë më shumë sesa dhjetra, politologë, analistë, apo njohes të gjithfarrllojshëm të rajonit ?
Pa shtruar këtë pyetje dhe pa hamendësuar rreth përgjigjes së saj, nuk mund ti kuptosh rrufetë në qiell të pastër që hodhi presidenti kosovar.
Një version se përse Thaçi e bëri këtë duhet kërkuar në vendimin e tij politik për të pranuar ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e teritoreve. Pak ditë më parë ai e artikuloi të kamufluar këtë ide (lexo shkrimin poshtë). Ai duket se po punon prej kohësh për të. Dhe për të arritur këtë qëllim, ai ka futur në thes pothuajse gjithë koalicionin qeverisës të Kosovës, po aq të mefshtë sa dhe të korruptuar. Ajo që i trembet ai me shumë, është ndërhyrja në këtë diskutim, e zërave të fuqishëm publikë, që mund të prishnin projektin e tij. Prandaj ai shpërtheu ndaj Berishës, në një kohë që si kryetar shteti, që ka obligim gjithëpërfshirjen, ai duhet të ishte i interesuar të dëgjonte të gjitha zërat e ngërthyer në këtë debat.

Ideja për korrigjim kufijsh Kosovë Serbi

Në këtë kuptim, sulmi i shëmtuar ndaj Berishës, e bën fajtor Hashim Thaçin. Fajtor jo për faktin se ka një ide të ndryshme (shumë e diskutueshme edhe kjo), por se me sa duket ai po punon për ta vënë atë në jetë në menyrë të fshehtë, tinzare, pa zhurmë dhe bujë. Prandaj ai e paraqet tinëzisht atë, si një bashkim me tokat e ndara të Preshevës dhe Bujanovcit, prandaj ai bëhet nervoz dhe del nga vetja, kur Berisha denoncon jo atë vetë, por idenë që ai mbështet.

Pikërisht ky nervozizëm i mbështjellë me hipokrizinë e ngjarjeve të së shkuarës të bën të dyshosh për qëllimet e Hashim Thaçit. Më shumë se në të mirë të Kosovës, ai me sa duket po përpiqet t’a përdorë për interesat e tij personale fabulën e marrveshjes me Beogradin.

Pak rëndësi ka nëse këto interesa janë të lidhura Gjykatën Speciale apo me ëndrrat e prkundura në Bruksel, për Nobelin e Paqes. E rëndësishme është që ato rrezikojnë të jenë në dëm të shqiptarëve. Këtë e provoi edhe reagimi i çartur, hipokrit dhe meskin i Thaçit ndaj Berishës, që nuk ishte agjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur debatin aktual.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. as kush nuk mund te firmosin gjera mallore ne kurriz te popullit pa pyetur me pare 15 milion shqiptare ,hashim thaci bashke me te gjith thacemaxhinjet e tjere jan shum te vegjel per ta arritur nje gje te tille ,te verteta drejta haku nuk rrenohet nuk zhduket vecse forcohet por mjer per ato qe zhyten ne padrejtesi,sepse cmimi saje do ti perveloje te gjith ,vertet njeriu e don te drejten e tije hakun per vete,veten e don shum ,por duke ju bere padrejtesi tjereve po shkatrrojne veten ndeshkojne veten humbin veten ndersa ne te vertete ,shkatrrimin ndeshkimin humbjen ndergjegja sjua pranon,po te bisedosh me to shfaqen si me te zgjuarit mbi siperfaqen e tokes,por po te shohesh cfar bejne ,keta jan katili vetes jua kalojne edhe kafsheve me te egra, por ende spo e kuptojne ,zoteri,nje ligjet e zotit ,ju bejne pergjegjes per veprat qe beni ne dy botet,cfardo qe ju beni tjereve drejtperdrejte ju po ja beni vetes suaj,me angazhim ne padrejtesi,ndaj tjereve,eshte ceshtje juaj cfar mendoni flisni dhe veproni ,por eshte ceshtje pergjegjsie e njohesve te vertetes ta kujtojne se ne fakt cfar po prekatisni ndaj vetes suaj ne dy botet,komenti behet per tju kujtuar dashurin ndaj vetes suaj,qe te shpetoni ,e veten ju e doni mbroni siguroni qartesoni gjalleroni ,dhe siguroni e shpetoni vetem atehere kur dhe per tjeret deshiron ate cfar deshironi per vetet tuaja,atehere kur amanetin mbi popull e kryeni jo sipas interesit por sipas ullzimit zotit me drejtesi hak,me vjen keq tyrp te trajtoj nje koment te tille por do te ishte me turp me hipokrite ,me e demshme heshtja perpara te padrejteve moskshillimin per mire dhe ndalimin nga e keqa qe e keqate hesht dhe e mira te perhapet ,ju ftoj qe pergjegjsit ti tarajtoni me pergjegjsi drejtesi hak se me padrejtesi ,padrejtesia do tu kthehet shpejt ne llogari ,koha ju behet deshmitare me fakte ne cdo moment dhe faktet forcohen me perkrahje,sepse drejtesin e duan te gjith padrejtesia ka pak perkrahes vetem grupin e interesit ,ju mundet qe tjereve u perpoqet tua jepni sapunin per djathe por [faktet] e zbuloj shija dhe ju mbeti ne dore hanje vet te gjith qe luajtet lojen

  2. thaqi dhjerje enveri ,jashtiqtje ramizi e shurr nano,fatos klosi siq esht rama dhjerje stalini,jashtqitje titi-popoviq dhe shurr mao luu ce duni.thsqi ka shitur deri tani 25 perqind te territorit tek maqedonet,mali i zi dhe serbia.

  3. Bravo Andi! Vazhdon te kontrobuosh me shkrimet e tua per kete popull qe po e lejoi te ndodhe nje ndarje e kosoves, duhet te shpallet bashkepunetor ne krim! Arma jote eshte lapsi dhe ti je mjeshter i gazetarise!

  4. Zonjushes apo zonjes andushka dhe injorantet komentues te lapsit qe mbrojne ate dhe kriminelin sali! A e dini qe fjali fillon me shkronje te madhe dhe ne fund vihet pike? Me ne fund andushka doli hapur! Nuk u paguaka nga lulja e Hollandes por nga saliu vete! “I dime -thoshte Andi lart e poshte kafeneve- krimet e saliut po shikoni keto te Rames qe jane ku e ku me te medhaja! Dhe ky “njerizonje” e trgoi se ku fle lepuri i parase! Ku qendron e keqja e ketij “burezonje”! Pra berisha nuk ka bere asgje te keqe! Nuk ka vrare kosovare apo i ka perdorur ata per te vrare!Nuk ka furnizuar Milloshevicin me nafte! Nuk ka qene kunder Rambujes! Nuk ka futur Fazllic ne keshillin e sigurimit! Nuk ka spiunuar Rugoven etj etj lista e tradhetive saliniane e shte e gjate! Kush i ben avokatine? “burizonjushe”!Une nuk e di se cfare ka bere Thaci por di qe eshte krijuesi i shtetit te pare kosovar,kuptohet me ndihmen e miqve tane! Saliu eshte nje hajdut ,nje vrases, nje kriminel qe e ka vendin atje ku e kane te gjithe njerezit e ketij rangu! Por perversitei i i “zonjushezonje” andi eshte normal per racen e tij! Njelloj si tosi jane bere te peshtire!

    1. Kurre me e peshtire se fara jote e ndyre miltanto- ripjellese. Nje vemje si ty qe nxjerr vetem vrer e perpiqet te imitoje batutat e neveritshme te ripjellesit te madh, meriton vetem perbuzje.

  5. Jo vetëm akuzat idiote made in sigurimi enverist, që i janë bërë Berishës, qëkur ai u zgjodh me vota demokratike duke rrëzuar diktatorin e fundit komunist Ramiz Alija, por edhe akuzën për 21 janarin që nuk rresht ta përmend Andi Bushati, nuk ka asnjë fakt të verifikuar nga drejtësia për ta konsideruar si të vërtetë.
    Fakt është se pikërisht Metën të cilin Rama e përdori si shkak për të bërë demostratën e dhunëshme të 21 janarit, Rama e bëri ortak qeveritar në mandatin e parë, dhe e zgjodhi president në prag të mandatit të dytë.
    Demostrata të dhunëshme janë bërë e bëhen vërtetë edhe në vende demokratike euro-perëndimore, por as nuk ka guxuar askush me kësij demostratash të hyjë me dhunë në institicionin shtetëror të kryeministrisë, e bile duke deklaruar se do ta marim pushtetin edhe të “vejë gjaku deri në gju”
    Ishte Garda e Republikës ajo që kishte për detyrë mbrojten e institicionit e për të cilin ka regulla të përcaktuara.
    Policia në 21 janar, ndonëse u pa të gjakosej nga huliganët, nuk bëri asnjë kundërveprim të dhunshëm.
    Për fat, ndryshe nga shpifjet e paverifikueshme të sojit Mero Baze për Berishën e fëmijtë e tij, demostrata u ndoq livë nga televizionet e nëse dikush është i interesuar, mund të shoh edhe sot në You tube, sekuenca videosh që e paraqesin të filmuar ate ngjarje.
    Nuk ishte në ballë të demostratës Edi Rama por i fshehur diku në mes të turmës e me 300 petritat e dhunës kishte lënë që të merej ministri i tij i ardhshëm “i suksesshëm”, i mbrendshëm, Saimir Tahiri.
    Ka bërë shumë mirë z.Bushati që e ka demaskuar propogandën mashtruese të sigurimit me akuza të sajuara për Berishën, që sot paturpëesisht e shfrytëzon Thaçi.
    Por do ti bëja Bushatit kërkesën që ta rishikojë qëndrimin e tij për 21 janarin, duke analizuar një fakt konkret.
    Në demostratën e dhunëshme të 21 janarit në rrethana të pa skjaruara, u vranë 4 demostrues.
    Por sa shqiptarë u vranë në vitin e mbrapshtë 97 me revolucionin revanshist enverist me preteksin e parave të humbura në piramidat ?
    U vranë në vitin 2011 katër demostrues siç ishin vrarë në Shkodër në 1991 e po kaq edhe në 1998 në Tiranë gjatë kortezhit për varrimin e Azem Hajdarit të vrarë nga policia e qeverisë socialiste.
    Po sa viktima do të kishte në 2011 nëse 300 banditët e përzgjedhur nga Tahiri e të instruktuar prej tij, do të ishin futur në kryeministri e do të kishin vrarë kreun e qeverisë ?
    Përse në demostratat masive të organizuar nga opozita demokratike, nuk ka pasur asnjë polic të dhunuar ?

  6. Na myti ari dhe te paemrat! Na myti injoranca e militanteve te saliut! Na myti injoranca e PD!Andi “zonjezonjushe” i ka mbetur merak qe saliu ja prekte bythkat qe kur ishte i vogel! Spiunet spiune ngelen!

  7. Andi
    Titulli shkrimit
    BRILANT
    Le te jesh nip komunisti
    Ne po’ durojme hala nexhin
    7501 te Ramizit
    Ama Ndrenikes nji dhe Thacit Dy
    Ja ke DH.muhabetin
    Jo se è du Saliun,se Edhe ai komuniste Ka ngel
    Po’ nuk eshte teper te them
    Eshte njeriu qe Ka me shume informazion se te gjithe ketà politikane ne Ballkan.

  8. Nuk po flasim per Shpellarin, po flasim per hynerin ‘ thaq’.

    sakte:
    Thaqi po punon për ta vënë në jetë në menyrë të fshehtë, tinzare, pa zhurmë dhe bujë,
    e paraqet tinëzisht si një bashkim me tokat e ndara të Preshevës dhe Bujanovcit’

    Sak
    Stili soros I edvinit!
    Daulle shurdhuese dhe bjeri rrembe, Shqiperise!!!

    Mirepo vjen sahati qe….
    I mberthen per veshesh
    thaq e edvinzi
    Te Babeziturit e pashoq
    I peshon si derra zullumqare…

    Yyyyyfffff
    Kta derrdosa qe fryhen per vizionare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu