• |
ide | kryesore

Kufijtë e Kosovës, Thaçi sulmon ashpër Berishën: Strehove Bin Ladenin, ndihmove Millosheviçin

Kryesore, Lajme



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përplasur sot me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ky i fundit ka dalë kundër propozimit të Thaçit për rishikim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Analiza/Andi Bushati: Berisha në shtegun e Gjarprit

“Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’ – ka thënë Berisha në takim.

Pas kësaj deklarate është kundërpërgjigjur ashpër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione. Thaçi shkon edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të UÇK’së.

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, thuhet në deklaratën  Hashim Thaçit.

Presidenti i Kosovës ka disa ditë që i mëshon idesë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e quan ndarje të Kosovës këtë proces, ndonëse është e paqartë se si Serbia do të lëshojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që t’i bashkohet Kosovës, pa marrë veriun e Kosovës.

“Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB. Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi”, sqaron Thaçi në deklaratën e tij.

Por deri më tani s’kemi ende një qëndrim të qartë nga Ëashingtoni dhe Brukseli. As Tiranë zyrtare nuk ka folur rreth deklaratave të fundit të presidentit Hashim Thaçi. Kosova dhe Serbia janë prej disa vitesh në një proces dialogu me ndërmjetësimin e Brukselit, proces që pritet të përmbyllet vitin e ardhshëm.

©LAPSI.al 



54 Comments

  1. Se cfar ka bere ai le ta gjykoje historia. Po kjo se pengon ate dhe cdo shqiptar te te vizatoje ty ashtu sic je qelbesire. Qelbesrie, ty nuk te justifikon asnje lloj fakti se cfar kane bere te tjeret, pergjigju e bej transparence se cfar je duke bere ti. Ai nuk ka shitur atdheun.

    1. Kur Sali Berisha fliste per Kosoven ti ishe duke bere roje ne deren e pijetoreve. Sot ndjen eren e burgut per krimet qe ke kryer dhe mendon se do shpetosh duke shitur Kosoven por nuk ke shans. Shume shume do mbash fryme tek kumbari jot ne Turqi. Gjithmone nese ta lejojne kete gje.

  2. KOMUNISTI I SERBIS THACI I DOLI FRIGA TANI QE RUGOVA NUK JETOM ME PAS SHUME PERPJEKJESH PER ELEMINIM AI NUK JETON ME DHE JANE BERE GJITHE NEOKOMUNISTET E RI TE DRETOJNE BALLKANIN SIPAS POLITIKES MILODIN -HOXHA-TITO- HOXHA ME TE TJERE RREZIK PER RENDIN NE BALLKANE PO KU ISHTE KY MASKARA KUR BERISHA THOSHTE SHQIPERIA KA 7000000 (SHTATE MILION NE PES SHTETE) OPO ATEHER HAHEJ ME PRESIDENTIN E DJER RUGOVE PER PUSHTETIN E MBRENSHEM PASI ARRESTOJ HARAJDINAJN DY-TRE HER PASI DOBESOJ LIMAJNE CEKIN TANI BEN TE FORTIN SEPSE ESHTE NJI TRUP ME RAMEN DHE VUCIC ….

  3. THAC TI TI RRUASHE BOLET BERISHES DHE TI PISHE LENGUN TI DUHET TE ARRESTOHESH PER KRIME LUFTE KRIME NDAJ NJE KOMBI………….

  4. Ushtaret dhe servilat e Saliut paskan komentur shpejt sot, duhet tu kete paguar mire Sala juve, se perndryshe nuk gjen dot njeri te mbrosh ate kriminel.

  5. Me kete gjuhe Thaci apo ndonje politikan tjeter i Kosoves nuk duhet te flas per asnje politikan te Shqiperise,as per Berishen,as per Ramen bile as per Enver Hoxhen. E turpshme. Politikant e te dy aneve nuk duhet t’i perzihen njeri tjetrit ne qeverisjen e brendshme, por per ceshtjen kombetare ka te drejte secili shqiptar te kritikoje e bile te tkerkoje llogari.Ashtu sic kemi te drejte ne te Kosoves te shqetesohemi nqs neser rrezikohet t’i jepet deti Greqise, ashtu ka te drejte secili banor i Shqiperise te tkerkoje llogari more tradhetar. Veriu qe ti tentove te na shkembesh me serbet, eshte po aq e Kosoves sac eshte edhe e SHqiperise. Ky mund ta mbyllte karrieren me nder,si pjesmarres ne UCK etj, por ky vendosi te mbahet mend si tradhetar.Me keq se Esat Toptani. Kosova nuk do ndahet se nuk kane vdek shqiptaret hala, por ky tentoi ta ndaje,dhe emri tradhetar nuk do i ndahet as nga historia.Prandaj u nervozu ky dhe deshiron te ndryshoje teme. Thaci eshte me i keqi qe Kosova ka prodhu.Mjafton lexoni gazetat e Kosoves,.Te gjithe i dolen kunder te gjithe e quajne tradhetar. Shqiptar Te Shqiperise, qofshi politikan apo gazetare e nejrez te thjeshte:Kurre mos u ndalni se kritikuari ndonje politkikan tonin kur e shihni se ai rrezikon interesin kombetar,sic tentoi Thaci te beje tani. Kosova eshte e jona, e te gjithe shqiptareve, jo prone personale e Thacit

      1. Nuk di pse nuk bejne takime ne range Kkombetare, po flasin neper koferenca shtypi, media, televizione duket shfaqe teatrale. Kushdo qe I sherben me ndergjegje kombit Te vete eshte fisnike, por Te thuash ka Bere Berisha, ai e ka pate detyre kushtetuse Te bente detyrat ndaj pjeses veriore Te shqiperis, Dardanis. Te gjithe duher Te jemi Te ndieshem ndaj kombasve tane..Respekte …

  6. Po berisha eshte ky, po po flasim per ty dhe kete hyner o thaq I shtrengumi aty ku s’tregohet.
    Po thue: -Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi,.
    Budallai qeka Serbi, apo ‘Kurva Plake’ or ti I mencuri I akuzuae per shume, I zhym deri ne fyt, qe te kercenun dhe ti po knon kongen: bashkuhuni me mue inteligjentit t’i japim Serbise minieren e Mitrovices te marrim Presheven, se keshtu po fitojme na e po humbin serbet!!!
    Tamam kur I dale MZi llokmen, fitoi Kosova e hupi MZi, uhuhuh mor inteligjent kriminel qe te kane kape per koq….!!!
    Ne s’po nigjojme kolegun tand berishe, I ngjashmi yt,
    Qe te na thush fitum qe ja dhame MZi kaq km bjeshke
    Poooor humben kohe me votimin e ‘demarkacionit!!!!!
    me Malin e Zi”.
    Tani bashkohuni me m’u inteligjentin se do ja hudhim Serbise!!!,
    poooor
    nuk duhet te vonohemi, marrim thesarin Presheve- japim Hicgjene Mitrovice,!!!!!!
    Po I rrejme budallenjte serbe!! Po ket Kurven Europe s’e the si do e rrejsh qe t’i jape ATO grushtin me miza: do
    anëtarësohemi në
    të gjiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiitha
    organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

    Uuueeeeeeeee c’mrekullina !!!

    U fal llokma MZi se do marrim vizat !!!! Ue c’fitim!!!!!!
    As kjo xero me xhufke, nuk u dha, moooooooooooooos u vijasni, tha Kurva!!!

    Priiiit gomor!!! Aa je inteligjenti!!!
    Thaqi:
    U vonum për themelimin e Ushtrisë së Kosovës
    dhe ja mbetem pa Ushtri…..!!!!
    Pra
    Mos vonohemi,
    bahena inteligjente ate shpejte!!!!!
    Shpeeeejt dhe u kry,
    ja hudhim budallenjve!!!

    Yyyyyttttt mor pusht,
    Dy gisht ma kriminel-pusht
    se sivllau yt I Vicidolit.
    Baras me sivllaun e Vunoit, nip I kriminelit kolek, bir I kriminelit kristaq,
    Pervers- Piktori vizionar!!!

    Prandaj j’u duan kaq juve inteligjentat [=kriminelkellirat
    e zhyt deri ne fyt!!!]

    Pooooor,
    Provoni te boni ‘zgjuarsine ‘ tuj : me ja hudh Serbise, Greqise , Europes/ tre Kurvave,
    Provo thaq e ram inteligjentet vizionare dhe ATA Vizionaret e Mdhenj qe u kane mberthyer per kq.
    dhe e shihni fucine e barotit!!!

    Provoni inteligjenta!!
    Nanua doli si mi e mbajti frymen ne Maqed0ni, po per juve s’ka brime miu ku te fusni bythen vizionare.

  7. Kom nji propozim:
    Ta nxjerrim Kellirenthac
    hypur mbrapsht ne gomar
    me tabelen:
    tradhetari inteligjent!
    ta shetisin yyyyyshhh ca dite, pabuke e uje, te shohim mos na jep naj IDE ma brilante!

    Masnaj i vjen rradha ky inteligjenti vizionar me atlete kur te na tefterosi marreveshjen me Grekun.

  8. Thaci na mashtron sy per sy. Thote presidenti Rugova nuk e ndaloi te vizitoje Kosoven ,kur te gjithe e dime, qe ishte UNMIKU qe ia sugjeroi Berishes mos te shkonte ne Kosove,per arsye se serbet nuk e donin dhe merrej si provokim nacionalist. Ne ate kohe UNMIKU spyste per asgje e jo me te pyste Rugoven.Pse genjen o Hashim, apo meqe Rugova ka vdek, s’te kudnershton dot?

  9. A tha pulishti Sorosit (para se me dale ky hyneri I inteligjentit thaq)
    aleksander:
    KM edvin vizionar I Paaaaaapare,
    NJESh mbi Njesha. !!!!!??

    Tha.

    Po ça tha, a xheba,
    per vuqiqin dhe tellallin e tij thaq,
    A di gjo njeri?!

    Apo ket qe tha per Piktorziun do kete pjerdh ….

  10. Turp i madh kjo deklarate antikombetare e Thacit. Percares kombetar e quaj. Agjent i atyre qe minojne Shqiperine e madhe.
    Kujtoni per cfare deklarate u godit Berisha ne 100 vjetorin e Pavaresise. Pikerisht se citoi kufijte historike te vertete te Atdheut te shqipetareve.
    Turp qe ke ndenjur me te ne podiume te inagurimeve si rr Elbasanit porti Durres it etc. Vete sistemi demokratik nuk lejon pushtet te perhershem ashtu si do te vije ajo dite ty dhe te tjere qe po vjedhin Shqiperine e Kosoven.

  11. Salivareve shqiptare I jane bashkuar salivaret e kosoves a eshte e vertete qe I shiti karburant serbise ne embargo,a eshte e vertete qe lejoje bin ladenin te qendronte ne shqipri,a eshte e vertete qe lejoje arkanin te qendrontr ne tirane,a eshte e vertete qe zhduku r.hoxhen,a eshte e vertete qe ishte kundra firmosjes se rambujes.ketyre pergjigjuni ju o salikaret e shqiperise e kosoves.nuk lahet dot muti me shurr o sali monstra.eshte fat qe po te vjen fundi o salikar.

    1. O bërti !
      A ka mundësi që ti bësh një analizë fjalës “kurv e leshare” se salivarët na i ke “zbërthyer ” mirë “gramatikisht”
      Po të bëj kot një pyetje ?
      Po ç’e ko o ditëzi këtë urrejtje të madhe për profesor doktor Berishën ?
      A mos ka ngelur yt atë pa punë si ish brigadier kooperative, e meqë Tahiri të bëri brigadier trafiku të drogës, e fajet ti paska “Saliu” ?

  12. FALEMINDERIT

    PO KY KOMUNIT SERBOMADHE PASI DESHI TE ELEMINOI RUGOVEN GJAT LUFTES TANI KO PROBLEMET ME KRIMET E LUFTES DHE DON ME HAP TJETER FRONT ME SPECIALEN CFAR BEHET…

  13. Shumë i paska djegur Thaçit mendimi që ka shprehur Berisha se në këtë situatë, që të bësh “korigjime” të kufijve me Serbinë, është njëlloj sikur ta shpërblesh ate për masakrat që ka kryer në Kosovë.
    Akuzat ndaj Berishës, nuk janë ndonjë gjë e re për shqiptarët.
    Janë fabrikime të herëshme të ish sigurimsave enveristë me të cilët ka bashkëpunuar Thaçi që nuk mbështeten në asnjë fakt.
    Nëse Thaçi është me të drejtën e kur thotë se duhet të bëjmë demarkacion me Serbinë për kufijtë, ka parasysh mendimin se Lugina e Preshevës do ti kalojë Kosovës, sigurisht që asnjë shqiptar nuk do ta kundërshtonte.
    Por a thua vërtetë se me serbët do të mund të kryhet një marveshje e tillë vetëm në favorin tonë ?
    Nuk ka shqiptar naiv të besojë që Millosheviçi kërkonte ta mbante me dhunë në pushtim Kosovën, ngaqe i dhimbte zemra për kishat ortodokse serbe në Deçan e gjetkë.
    E gjithë lufta me Kosovën si qëllim kishte ndarjen e pjesës së saj më të pasur të burimeve natyrore që ka pjesa verilindore e “provincës serbe” , siç e quanin dhe vazhojnë të quajnë nacional shovinistët serbë Kosovën.
    Nuk ishte e rastit që kjo zonë me këmbënguljen e Francës, kaloi nën mbykqyrjen e trupave ushtarake të saj.
    Dihet se historikisht Franca ka qenë mbështetese e serbëve në Ballkan.
    Dihet tashmë se disa oficerë francezë dekonspiruan planet e NATO-s në fazën e bombardimit të Serbisë.
    UÇK me drejtimin e Thaçit, pikërisht në Mitrovicë duhet ta kishte shtabin e saj se Mitrovica ishte qëllimi i serbëve e jo fshati ku ka lindur Thaçi.
    Përderisa Thaçi, ndonëse publikisht është paraqitur si “mik” i presidentit e kryeministrit shqiptar që sapo mori pushtetin nga komunistët, e gjëja e parë që bëri, ishte të çonte në OKB çështjen kombëtare të Kosovës, tani del me këto akuza për Berishën si “armik i Kosovës”, atëherë ka bërë autogol politik.
    Pra ai pranon publikisht se ka qenë “mik i armiqve” të Kosovës.
    I njejti stil me Ramën stili i Thaçit.
    Nuk i bën publike të vërtetat e politikës së dyshimtë kombëtare se çfarë po gatuhet fshehura me tepsinë e pushtetit sa i takon qëllimeve të Vuçiqit për Mitrovicën e lokalitetet me popullsi kolone serbe, e i bie grushtit si patriot se ja bashkon Kosovës Luginën e Preshevën të cilën serbët e kanë thuajse pastruar etnikisht .
    Nuk ka akuzuar Berisha UÇK si një organizatë terroriste ashtu siç pretendon Thaçi. Qëndrim terrorist kanë mbajtur ca politikanë me formim ideollogjik enverist që tentuan të vrasin presidentin Rugova, vranë ministrin e mbrendshëm të qeverisë në mërgim të Kosovës e shumë kundërshtarë të komunizmit.
    Do të dalin me siguri dikur të vërtetat se kush kanë qenë personazhet me të cilët bashkëpunuan në Shqipëri disa “marksiste-leniniste” të Kosovës, veç Fatos Klosit.Është akuza më idiote por edhe më e ndyre ajo që i bëhet Berishës se e paskej furnizuar ushtrinë serbe me naftë “për të vrarë” bashkëkombasit e tij e ka thyer embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.
    Është e vërtete sa ka pasur maskarej e batakçij trafikantë, që shfrytëzuan periudhën e trazuar të fillimit të ndërtimit të shtetit demokratik pluralist në fillim vitet 90 në Shqipëri, e bënin kontrabandë jo vetëm të naftës, por edhe të prostitucionit e drogës, e që ishin lidhur në emigracion me disa marksistë-leninistë të Kosovës, me eksperiencë për kësij maskarallëqesh.
    Por është fakt se pikërisht këtë kategori që Berisha e luftoi me vendosmëri, Edi Rama e afroi duke i bërë kësij trafikantësh deputetë, ministra e kryetarë bashkishë.
    Për interesa kombëtare, është e vërtetë që ka heshtur Berisha dhe e ka trajtuar Thaçin si një lider legjitim të Kosovës, por ama duhet ta ketë të kjartë Thaçi se nëse tenton që të bëjë pazarllëqe të ndyra sëbashku me Ramën, me dishepullin e Millosheviçit, Vuçiçin, athere ti bëjë mirë hesapet se do të kalojë në gjyqet e krimeve të luftës, ai personalisht e jo UÇK pas së cilës fshihet.
    Edhe Rama kujton se fshihet duke e akuzuar PD, Berishën e liderin aktual të opozitës, Basha, se po hedhin “baltë” mbi Shqipërinë.
    Jo more shokë “idealesh” të përbashkëta mafioze, Thaçi e Rama. Nëse ju përplasen në fytyrë veprimet tuaja korruptive e kriminale, kjo nuk do të thotë se “përlyhet” UÇK apo Shqipëria.
    Duke ndëshkuar trafikantët e gjitha kategorive, kriminelët komunistë që kanë bërë vrasje politike, si UÇK, ashtu edhe Kosova e Shqipëria do të shkojnë ballë lartë e të pastër për t’ju bashkuar familjes europiane.

  14. Per Sali Berishen o Hashim ke urrejtje pse rrxoi komunizmin e Enver Hoxhen.Te tjerat Jane pallavra.Jam préj Kukesi dhe gjate luftes si perkthyes me ka ra rasti me nejt me shoket e tu me te ngushte dhe exponentielle te UCK.Nuk pour ze emna.Me la habite dashnia dhe frymezimi per Enver Hoxhen e urrejtje per Rugoven e Berishen.Nje qe sot e ke titullar te nje institutions te rendesishem K.K.me pâte thene se sa te fitojme luften Berishes e Rugoven do ju à blujme kocat ne mulli drithi.Ti me shoket tu hala keni resmet e Enver Hoxhes ne shpi,bile ne pérmasa 1 me 1.Komunizmi e enveristi kane cofe o Hashemit.

  15. Per Patriot,per intelektuel,per vlera,per kontribut,as ne vath ta apanges,si thona n’a hasjanet,nuk i shkonte Sali Berishes o Hashim.Ti je nje katunar hajdut ne kuptimin qelizor te fjales.

  16. Gjithe autoparlantet e mercenaret e Sali Serbit nuk mund temjegullojne per asnje moment te vertetat qe i beri publike Thaqi.Ishte fat i madh qe Kosova pati burra si Thaqi me shoke dhe qe bashibuzuket proserb si Sala ishin pothuajse kufoma politike pa asnje ndikim ne kohen e luftes per lirine e Kosoves.Perse ju vret kaq shume e verteta ore te mjere.A nuk e pranoi vete Berisha se ka thyer embargon nderkombetare dhe i ka shite nafte serbise?A nuk ishte Arkani ne Shqiperi kur ishte Berisha ne pushtet e Gazideda shef i SHIK-ut? A nuk strehohej Bin Lladen ne Shqiperi ne kohen e Berishes?A nuk u burgosen Adem Jashari e shume komandante te UCK-se nga pushteti I Berishes?A nuk e vrane dhe i zhduken kufomen Remzi Hoxhes me urdher te Berishes?A nuk e ndoqen me vote masive nga pushteti shqiptaret Sali Berishen?A nuk e leqiti Ibrahim Rugova Berishen sepse ky i kerkonte qe shqiptaret e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbise?.Te gjitha te verteta jane ato qe beri publike Thaqi.Thaqi eshte sot President i Republikes se Kosoves ndersa Berisha nje kufome politike qe kundermon dhe qelb dynjane.

  17. pyetne redaksin –bota sot– dhe –telegrafin — ju tregojn kush eshte h.thaqi.

    se prejardhen te dyjat e kane nga serbia,

  18. Ma Zi u bofsh oZIA,robt ku ti kesh,ju te detyroni te dalesh nga vetja.qe thaci ska byth me lujt me kufijt se ato I kane vendosur baballaret e botes dhe ju hani Mut kot si gjithmone ju salivaret.sa per ato qe thote thaci per salin nuk ka asnje gje te genjeshtet.ju salivaret me thoni dot pse saliu ka nje ngjashmeri me karaxhiqin serb,kush eshte emri I vertet I lirise se saliut.te tjerat lidhini vet.

  19. KONTRIBUTI N E SALIHUT NE KOHEN LUFTES PER LIRINE E KOSOVES E TREGON EDHE YLLI RAKIPI:

    YLLI RAKIPI-LETËR E HAPUR SALI BERISHES
    25 May 2011 – 13:03

    I dashur doktor,

    Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.

    E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.

    Ndonjëherë, doktor i dashur, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!

    “Të dashur farkarë dhe farkare”, – u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin. Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”

    Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.

    DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.

    Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju… Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.

    Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.

    “Ç’thotë?” – e pyeta. “Mos pyet, – ma ktheu, – sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, – i thashë, – se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.

    E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, – thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, – i thoshte Bejdo Malo, – mos fol kështu për Doktorin!”

    Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!

    Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.

    Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koqet e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koqet e një gazetari.

    E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” – u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”

    “Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” – më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një sh********ja ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.

    Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.

    Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.

    DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!

    Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha ? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.

    Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu , Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha , Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.

    Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit… Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”.

    1. Po përse u dashka të postohet tek “Lapsi” kjo letër tepër ordinere e primitive e tërësisht me frymë armiqësore e Ylli Rakipit ndaj Berishës ?
      Medemek ky farë ylli tenton të ironizojë Berishën duke kujtuar se po e tall me fjalët “doktor i madh”.
      I vetmi “fakt” mbi të cilin ai e sulmon Berishën, qenka se sipas tij ai ka qenë “gjithë jetën e tij sekretar partie i fakultetit”.
      Një gënjeshtër e trashë lehtësisht e verifikueshme.
      E ka deklaruar publikisht Berisha se ka qenë vetëm disa muaj sekretar i organizatës së partisë në fakultetin e mjekësisë e nuk ka dalë ndonjë yll partizan që me fakte ta përgënjeshtrojë.
      Por tek e fundit, a mos paskej qenë fakulteti i mjekësisë ai që bëri krimet çnjerëzore të diktaturës enveriste ?
      Mjafton të dëgjosh deklaratën e “panterës së zezë” , të vesë së diktatorit për Berishën, për të kuptuar se deri ku shkon gënjeshtra nga urrejtja.
      Do të ishte tepër naive të pretendohej se Berisha është i pagabueshëm.
      Nuk ka asnjeri të pa gabueshëm në këtë botë.
      Ate “fajin e madh” të antarësimit në PP, të vetmes parti diktatoriale për 47 vite në Shqipëri, e kanë bërë pothuajse e gjithë shtresa e të dipllomuarve me shkollë të lartë, dikush me bindje e dëshirë e dikush i detyruar që të mund të ushtrojë profesionin apo edhe të mbijetojë.
      Janë ku e ku më të rrezikshëm për demokracinë, jo intelektuale të tillë si profesor doktor Berisha, që jo vetëm u shkëput nga PP, por edhe u bë lider i partisë opozitare me partinë enveriste, pikërisht ca “yje” të fshehtë spiunë të sigurimit. që nuk ishin antarë të PP.
      Nuk është marë doktor Berisha në kohën e diktaturës as me funksione qeveritare të shtetit diktatorial e as si gazetar apo shkrimtar që ti ketë bërë propogandë “mrekullive” të Enver Hoxhës.
      Thjeshtë është marë me profesionin human të mjekësisë për të shpëtuar jetë njerëzish.
      Nëse faqeziu Rakipi, ka pasur ndonjë problem shëndetsor që nuk ja ka zgjidhur Berisha, edhe mund të na e ilustroje me fakte që t’ja mirëkuptojmë talljen “doktor i madh”
      Por nëse Berisha hoqi dorë nga PP duke qenë antar i saj e Ylli Rakipi nuk heq dorë nga idealet komuniste, kjo demaskon Rakipin e jo Berishën, demaskon Mero Bazen e jo Berishën.
      Edhe mund të gabojë dikush në besimin që mund t’ju japë ca njerëzve dallkaukë e servilë, por ky nuk është faj që mund ta ndëshkojë drejtësia.
      Faj është kur një lider politik, ndonëse të përzgjedhurit e tij i zbulon e ndëshkon drejtësia, vazhdon ti mbrojë me këmbëngulje e për këtë është kampion dikush tjetër e jo Berisha.

  20. YLLI RAKIPI-LETËR E HAPUR RAPSODIT SALI BERISHA
    prej Wed 25 May 2011 – 13:03
    » Ylli Rakipi – Letër e hapur RAPSODIT Sali Berisha

    I dashur doktor,

    Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.

    E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.

    Ndonjëherë, doktor i dashur, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!

    “Të dashur farkarë dhe farkare”, – u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin. Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”

    Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.

    DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.

    Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju… Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.

    Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.

    “Ç’thotë?” – e pyeta. “Mos pyet, – ma ktheu, – sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, – i thashë, – se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.

    E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, – thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, – i thoshte Bejdo Malo, – mos fol kështu për Doktorin!”

    Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!

    Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.

    Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koqet e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koqet e një gazetari.

    E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” – u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”

    “Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” – më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një sh********ja ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.

    Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.

    Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.

    DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!

    Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha ? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.

    Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu , Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha , Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.

    Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit… Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”.

    Ylli Rakipi

  21. Para 90 ish Sigurimi nen direktivat e udheheqjes nisi nje megaoperacion per te krijuar bazat e nje ndarje deri dhe te armatosur ne trojet shqiptare te ish Jugosllavise. Modeli ishte i njejte me ate qe anglo-amerikanet eksperimentuan ne Shqiperi me 48-51. Organet e sigurise te ish Jugosllavise jo pak here i minuan ato plane madje edhe deri ne OKB denoncuan veprimet e Shqiperise.
    Ne nje rast shperberje, sipas atij plani , levizja e armatosur dhe mbeshtetur edhe nga ushtria shqiptare do te mundesonin aneksimin e trojeve Shqiperise. Sic dihet plani nuk u mundesua kur shperberja filloi. Vete Shqiperia u ndesh me krize te brendshme qe coi ne ndryshimin e sistemit. Mgjt pati disa perpjekje ne 90-92 por pa sukses. Qeveria e pas 92 ndoqi nje politike te ashper ndaj levizjes ne troje. Kjo jo pse donte porse e tille ishte ne ate kohe politika amerikane ndaj ish Jugosllavise. Ishin pikerisht amerikanet qe assistonin ne Shqiperi dhe te cilet nga 48-a assistonin Beogradin, perfshire sherbimet sekrete reciproke.
    Situata ndryshoi kur politika amerikane ndryshoi. Me ate rast u ruaktuvizua infrastuktura e krijuar nga ish sigurimi port tashme nen assistimin e amerikaneve. Dhe dihet sesi vajti puna.
    Eshte per te ardhur keq sesi sot elemente politik te Kosoves zgjedhin taktika te tilla ne raport me Shqiperine. Fryma e Berlinit dje ne vitet 90 nuk e kalonte Kroacine dhe Kosoven as e pirthte fare. Sot mbase Thaci ka fituar ‘reabilitimin’ dhe me te drejte qe do te sherbeje si nje qen i vertete ‘tedesk’, se bashku me simotren ne Tirane. Dhe qe te dy te zellshem te rregullojne kufijte e Ballkanit edhe nje here me trojet shqiptare si mall pazari. Turp.

  22. Letra Yllit tregon nje te vertete te paster se per fat te bardhe te Kosoves dhe shqiptareve ne kohen kur u be lufta dhe u qlirua Kosova Berisha nuk kishte fare ndikim politik as nuk ia varte askush.Sillej rrugeve te Tiranes me vllezerit Kuzhnini dhe Ylli Rakipin.Fale Zotit me te ne ate kohe nuk bisedonte askush nga faktoret nderkombetare por endej si qen me zhuge rrugeve se ndryshe do te bente ndonje kleqke a pazar ne favor te Serbise.Ky u prish me Rugoven sepse lideri politik i Kosoves nuk pranoi kerkesen e tij te marre pjese ne zgjedhjet e Serbise per te nxite shqiptaret te votojne per Panic.Sot ngrihet kunder bashkimit legjitim te lugines se Presheves me Kosoven e cila eshte e drejte legjitime dhe ata jane shqiptaret me te presekutuarit sot.Kush e pyet kete kufome politike sot?Ka njemije mekate dhe duhet te pergjigjet per vrasje e krime me te renda qe u ka bere shqiptareve.Pse i fut hundet ne punet qe nuk i perkasin?

  23. Berisha e ka arrestuar dikur Thacin dhe ky tani e gjeti t’i hakmerret Berishes? Epo duhet ta kishe mbajtur ne burg gjarprin dhe mos ta lije te dilte i gjalle

    1. E verteta heredkur del ne shesh,keto qe i tha Thaqi i dinin te gjithe,por kur i verteton prijsi politik i luftes dhe i shtetndertimit te Kosoves kane peshen me te rende.Berisha eshte mesua me lajkatare e bythepambuket e politike,Thaqi eshte drenicak dhe i merr gjak ne vetull nuk ka loje me gjarperin.dhenderri i shkive don me dale me patriot se djemte e UCK-se.Berisha ka borgje te medha djemeve te lirise se Kosoves,bene mire te mos leh shume.

  24. Dualen vazhduesit dhe pasuesit e –Dushan Mogoshave-Miladin Popviceve edhe sot ne vitin 2018 te plotesojne ateqe u munduan ata per te bere Shqiperine republike te shtate te jugosllavise duke u hedhur dhe perdredhur ,duke share dhe s’ter share Sali Berishen per te vetmen fjale qe kufijte e Kosoves nuk duhet te ndryshojne .Duke e akuzuar ate se na paskerka bashpunuar me Milloshevicin .na paska strehuar Arkanin Bin Landen e te tjera brockulla,Oka bere Sali Bershisha per popullin e Kosoves o nukka bere njeri.Keta zagare si -Thaci -me shoke po e shet Kosoven si dikur Enverdhjeri-Jugosllavise.Ku jane akademiket -si Rexheplesh Qosja me shpuren e tij qe dikur i kunderviheshin -RUGOVES-qe lirija e Kosoves nuk vjen me bisedime por me lufte .Dhe lufta u be .Kosova mori statusin e shtetit te pa varur.Perse tani -Tradhetaret e ketij vendi me ne krye -Hashim THACET -te nderrojne kufijte .

  25. Ju salivare je kontigjent per keshilltare per politiken e jashtme te Rames do tju therrasin per konkursin e rralles I ftuar special saliu.ju e meritoni.

    1. “Oka bere Sali Bershisha per popullin e Kosoves o nukka bere njeri” thot personi me nofken Stalini.Pa dhene asnje fakt se qfare ka bere.Para lufte vrau e burgosi ata te cilet donin te fillonin rezistencen e armatosur kundra Serbise.Remzi Hoxhen e vrau dhe e zhduki.Adem Jasharin e burgosi.Gjate luftes nuk kishte asgje ne dore as te ndihmonte as te pengonte.Nuk ia varte njeri Salihut.Per fat ishin socialistet ne pushtet .Majko,Mejdani,Meta me shoke dhe shqiptaret e Shqiperise te cilet u treguan vllezer te vertete dhe kryen me ndere misionin historik.Salihu sillej si qen endacak rrugeve te Tiranes si tregon edhe Rakipi ne letren e tij.Na thoni cili ishte kontributi i Berishes per lirine e Kosoves.Mos valle furnizimi me karburante i makinerise vrastare te Millosheviqit apo burgosja e djemeve te luftes?Thaqi si mijera shoke te tij u gjinden ne nivelin me te larte te detyres ne momentet kulmore te historise dhe shqiptaret e tere bota liridashese pranon qendresen mbinjerezore dhe heroizmin e tyre ne lufte kunder armikut dhjetra here me te forte ne nujereze e armatim.Si mendoni ju klyshte e Berishes se Thaqi do mohonte ndihmen dhe meritat e cilitdo shqiptar qe ndihmoi luften?Ai heshti per hire te unitetit te vertetetat e hidhura te destruktivitetit te Berishes,deri sa u ngrite perseri si lugat kunder bashkimit te Lugines se Presheves me Kosoven.Kjo eshte njesoj si ajo kerkesa per pjesemarrje te shqiptareve ne zgjedhjet e Serbise.Thaqi nuk mumndi ma te toleroi nje antikombtar dhe nje shantazhues te manipuloje interesat e larta kombetare dhe ia plasi ne surrat disa te verteta te hidhura por ka edhe me shume dhe shqiptaret i dine.

  26. Tani kam nje pyetje:Perse perzihet Salihu ne gjerat per te cilat as nuk pyet as nuk pjerdhe kush per mendimet e tija?PO te pyetej Salihu nuk do kishte pase fare lufte dhe Kosova do ishte serez(province e Serbise e Shqiptaret do votonin per Vucicin ose per Tadicin.Por nuk u pyet fare.Po tani kush e pyet nje te vdekur fare per qeshtjet e Kosoves.Pse gjithnje i mbane krahun interesave serbe? Asnje shqiptar normal nuk mund te besoje se Thaqi mund te trathetoje interesat kombetare e mos o Zot te mbaje krahun Serbise.Kjo eshte apsurde.

  27. Nje gje duhet ta dini Thaqi eshte njeqind here me patriot dhe me kombetar se Berisha.Kete e ka deshmuar ne veper.Berisha per pushtet e ndze Shqiperin e Kosoven.

  28. Thaçi edhe nënën e vet e shet për post. Ka vra shokë ( Behajdin Allaqi dhe tjerë) para dhe gjatë luftës për post. Sot, pasi është në prag të burgosjes për krime, don ta shet edhe një pjesë të Kosovës (Shqiptarisë)

  29. Thaci ka tradhetu shokun e tij te luftes ,komadant Fatmir Limajn, nje nga komandandet me te suksesshem te UCK. Thaci tradhetoi LDK,pasi i shfrytezoi disa kohe, e prishi marreveshjen me ta, por LDK mire ja beri se edhe ata e zgjodhen Thacin per koalocion dhe jo VV+NISMA+AAK. Nga Thaci gjithcka pritet. Kush e ka mendu se do propozoje ide per t’ia dhene veriun Serbise.Askush,por ja qe ndodhi. Sepse po e pret Gjykata Speciale, dhe po mundohet te shpetoje duke e shit Kosoven. Kur e pa qe kjo spo i funksionon, filloi te terhiqet duke e qujtur korrigjim kufiri e jo shkembim apo duke u kujdes per Luginen e Presheves.sa per ta mashtru popullin, Kur as kjo nuk i eci, tash do gjeje menyra te tjera qe te harrohet propozimi i ndarjes se Kosoves.E paska gjet sot nje menyre duke sulmu Berishen.Neser do gjeje dicka tjeter ose do shpik skenare te tjere. Koha e Thacit ka mbaru.E ka vendin ne burg

  30. Ne radhe te pare ti i pa emer i leshit-ose -faku -qe na servire nje leter te shokut -mero gelbazes-ylli rakipit [po i shkruaj me shkronje te vogel emer dhe mbiemer se nuk e meritojne me shkronje te madhe] dhe qe po replikon per komentin tim meso te shkruash mbiemrin e –hashimit-qe e shkruan –Thaqi-ne vend te -Thaci-na i paske fakte konkrete ato qe shkruante -Rakipi-dhe qe -na shpallke -Berishen-pro serb .Se po te thuash qe Serbise mos i leshoni kufij dhe territor na qenkerke pro serb.Na paska vrare Remzi Hoxhen .,na paska burgosur Adem Jasharin nga i mesove ti apo nga -fatos klosat -me shoke qe mundohen te hedhin balte mbi doktor Berishen.

  31. Ne radhe te pare ti i pa emer i leshit-ose -faiku-qe na servire nje leter te shokut -mero gelbazes-ylli rakipit [po i shkruaj me shkronje te vogel emer dhe mbiemer se nuk e meritojne me shkronje te madhe] dhe qe po replikon per komentin tim meso te shkruash mbiemrin e –hashimit-qe e shkruan –Thaqi-ne vend te -Thaci-na i paske fakte konkrete ato qe shkruante -Rakipi-dhe qe -na shpallke -Berishen-pro serb .Se po te thuash qe Serbise mos i leshoni kufij dhe territor na qenkerke pro serb.Na paska vrare Remzi Hoxhen .,na paska burgosur Adem Jasharin nga i mesove ti apo nga -fatos klosat -me shoke qe mundohen te hedhin balte mbi doktor Berishen.

  32. A e degjuat Thacin sot? Tha qe ate status ne Fb nuk e kishte per Berishen. Ose genjen ose qenka bere pishman

  33. Pa dashur te mbroj asnje se nje mut jane te tere, nje gje eshte interesante ne gjithe kete mesele. Gje qe per te ardhur keq as gazetaret spo e prekin. Nqs nderrimi i kufijve me Serbine eshte dicka e mire pse nuk qe dicka e mire kur Serbia para luftes i beri oferte te njejte Shqiperise tre here? Pse u rrefuzua djalogu me Serbine (Jugosllavine) atehere dhe nuk u evitua lufta? Nqs perfundimi eshte i njejte per cfare u be gjithe ajo tragjedi ne Kosove, dhe per interesat e kujt?
    Me shume pyetje retorike se dihet pergjigjia.

  34. O ti pa tape serbi e greku na kane rjepur dhe lekuren dhe trojet. Dhe historia vazhdon e njejte. At a fryhen ne tkurremi. Tito mugosha polovicI e kane litarin jashte dhe kemben zvarre. Turp per ata qe nuk arrijne te kuptojne.

  35. Nje tufe ariK bejne gjoja politike te madhe te lapsi dhe brenda kesaj politike saliu del idhulli I tyre,a jane te verteta ato qe thote thaci ne adrese te bosit te mafjas se veriut Trusti I Geshtenjave qe vetem ne tropoje zhduku 176 burra as serbet e arkanit nuk e kane bere kete shfarosje,te gjithe te vraret nga monstra sali ishin ne moshen e riprodhimit keshtu numri na del me I madh.lereni politiken e madhe se ka kush e ben ate NATO .

  36. Qe ka punuar kundra interesave shqiptare Sali Bollano Janullatosi kete nuk besoj se ka shqiptar qe nuk e di!? Historite e tij mbi TRADHETI KOMBETARE jane te tmershme dhe nje Gjykate Speciale mund te nxirrte ne drite fakte te tmershme!? Nga ta fillosh dhe ku te perfundosh ndaj ketij PERBINDSHI Antishqiptar! Lideret shqiptare prej dekadash e kane treguar fort mire TRADHETINE e tyre. Kombi shqiptar ka humbur dhe gjithnje humbet nga lideret e tij! Pranimin ne Nato qe PD-ja e interpreton si merite te saj harron se ishte interesi amerikan ne maximum dhe ka qene i tille prej shume e shume dekadash pavaresisht rregjimit te atehershem! Ne Shqiperi kjo ndodhe rendomthi. Cdo reagim dhe veprim ku interesi i ndonje shteti mik lidhet dhe me interesin tone kombetar merret si mbeshtetje e ndonje partie apo liderit te saj-ne fakt nuk eshte keshtu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *