• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Cecës për Pogradecin/ A po e akuzon Thaçi Berishën për këtë vizitë?

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka akuzuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën se ka strehuar në Shqipëri vrasësin e shqiptarëve, Arkanin. Thaçi nuk jep detaje se kujt i referohet për akuzën e tij, por pak kohë më parë, në mediat shqiptare u botua një intervistë e këngëtarës Ceca, ish bashkëshortja e Arkanit që tregonte si kishte hyrë në Shqipëri.

Ceca, këngëtarja serbe, emri i vërtetë i së cilës është Svjetllana Raznatoviq, bashkëshortja e kriminelit Arkan, pohoi për Gazetën Shqiptare se ka qenë me Arkanin në Shqipëri. Më poshtë rrëfimi i saj për vizitën në Pogradec në vitin 1996.

Flitet se ju keni qenë në Pogradec me Arkanin, sa e vërtetë është kjo?

Ceca: A mund të quhet vizitë ardhja në atë fshatin turistik të Tushemishtit dhe më pas një xhiro anembanë nëpër qytetin e Pogradecit, pa zbritur nga makina…? Do të më falni nëse nuk e mbaj mend datën e saktë, por ka qenë qershori i vitit 1996 dhe unë isha në Ohër me Arkanin, nën shoqërinë e një tregtari të fuqishëm nga Dibra e Maqedonisë, Petrit Hamo, por fatkeqësisht pas pak kohësh ai u vra dhe për këtë më erdhi shumë keq. Pra ishim të tre, unë, Arkani dhe ai biznesmeni nga Dibra, Petrit Hamo, që Arkani e kishte shumë mik. Ishte ideja e biznesmenit dibran Petritit, që të shkonim në Shën Naum. Më pas ai na bëri një propozim, të kalonim kufirin dhe të hanim një drekë tek fshatin i parë sapo kalon doganën. Arkani nuk deshi në fillim, por pas këmbënguljes së biznesmenit se ishte një fshat i bukur dhe gatuhej tava e atij peshkut të rrallë, koranit, ne pranuam.

Nuk patët frikë dhe si u futët në Shqipëri?

Ceca: Arkani ishte shumë i kujdesshëm në lëvizje, por më pas u bind që të përdorte një pasaportë tjetër, jo me emrin e tij të vërtetë, por me një emër tjetër; edhe unë kisha pasaportë rezervë me identitet tjetër. Lamë makinën tonë luksoze tek Manastiri i Shën Naumit dhe kaluam kufirin me një xhip të zakonshëm ‘Hundai’ me targa të Ohrit. Në fakt, i gjithë ky itinerar ishte ideja e Arkanit. E kaluam kufirin normalisht pa problem, me pasaportat me identitet tjetër dhe u futëm në Tushemisht, një fshat shumë i bukur, i futur në breg të liqenit. Dukej një fshat i pastër oriental dhe shumë i virgjër. U futëm në një lokal fare pranë kufirit, i cili kishte një hauz të madh uji me peshq. Ishte shumë bukur, dikush që shërbente, na tha të uleshim tek tavolina ku qëndronte Enver Hoxha për relaks. Atje u ulëm nën një tendë të hijezuar midis pemëve rrotull, duke pasur në këmbët tona ujin e peshqit. Kemi ngrënë një tavë me koran, që unë do ta mbaj mend gjatë. Peshku u kap në syrin tonë aty në hauz si tip pishine, dhe na i gatuan. U kënaqëm, një relaks i vërtetë! Më pas bëmë një shëtitje nëpër qytet me makinë, por pa dalë prej saj. Më thanë “ky është Pogradeci, qytet i bukur”, por m’u duk i varfër, me rrugë me gropa dhe ca ndërtesa uniformë të palyera. Më pas u larguam. Kam bërë dhe shumë fotografi tek ai lokali, që na i bënte biznesmeni nga Dibra. Pasdite u larguam. Ishte një pushim i vërtetë.



7 Comments

  1. Po thjesht nje xhiro ne pogradec me nje bisnesmen shqipetar nga dibra e madhe. E çfare strehimi paska qene ky nga Berisha, kur ai paska pas pasaporta me indetitete te tjera. Per Thaçin thone se eshte agjent i dyfisht francezo-serb, dhe kjo duket e nuk ka pike dyshimi. Ndersa tani eshte i perfshire dhe ne planet ogurzeza te Sorosit per Shqiperine!

  2. SHIK i Gazidetes e kishte per detyre te mbronte sovranitetin e shtetit dhe shqiptaret kudo qe jane. Me sa di une Arkani mbas ketij rrugetimi ne Pogradec nuk i futi trupat e tij vrastare ne trojet Shqiptare.

  3. o SS po pse do te tregoj te verteten gruaja e arkanit pse ka hyre ne shqip. dhe me ke eshte takuar.Sa naiv more djale . prandaj e kemi ngrene ne tollum ne shqiptaret. Se ka si puna jote shume.

  4. Tamam salivar te vertet nuk eshte pasaporta ajo qe tregon idenditetin e vertet.dhe remziu prandaj u zhduk per takimin e berishes-gazidedes dhe arkanit ne maqedoni ne vitin 1996.

  5. bert ik ha se negjmija po te pret.po thaqi esht bir kurvi sii rama i enverit,mut me te madh se rama e thaqi as milloshi nuk esht.ju qiheni dit e nat me rus e serb dhe fajin gjithmon berisha.ram dhjerja e stalinit me mut in e enverit thaqin takojn vuqiq me shpesh se nenen e vet.pirdhu

  6. AriK tu mbaruan leket nga pushimet ne dhermi shtrejt atje.fillove me kohe te plote tani por nuk ariK dhe salikare te tjere qe mund te mbulojne pislliqet e saliut ne 25 vjet duro dhe pak do ta kuptosh ti dhe te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *