• |
ide | kryesore

Adrola Dushi tregon cfarë ndodhi me zhdukjen nga instagrami

Paparazzi, Slider



Kishte disa muaj që modelja Adrola Dushi ishte “zhdukur” nga Instagrami çka bëri që ndjekësit e saj të aludojnë se diçka nuk po shkon mirë me të. Një pjesë madje ishin të mendimit se Adrola kishte vendosur ta linte modelingun dhe duke qenë se do të mbante një profil më privat kishte vendosur të mbyllte papritmas tjetrin.

Në fakt e vërteta paska qenë krejt ndryshe. Teksa është kthyer sërish në Instagram mbrëmjen e djeshme, Adrola ka shpjeguar se profili i saj ishte hakuar nga disa persona dhe kishte qenë shumë e vështirë që të rikthehej në duart e saj sërish. “Ju jam shumë mirënjohëse që më kthyet në shtëpinë time virtuale për të ndarë sërish me miqtë e mi copëza nga puna dhe jeta ime…” – ka shkruar Adrola duke falenderuar djemtë e “IT”-së që e kanë ndihmuar në kthimin e profilit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *