• |
ide | kryesore

Bllokohen mbi 11.6 ton birrë në Han të Hotit , hyri në Shqipëri në prag skadence

Lajme, Të fundit



Një sasi prej 11.6 ton birrë është bllokuar në Han të Hotit nga AKU për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

Nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e  produkteve në prag skadence.

Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.6 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka shtuar vëmendjen e kontrolleve edhe në pikat kufitare  me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *