• |
ide | kryesore

Durrës, burri qëllon gruan me pistoletë

Lajme, Të fundit



Një i ri në Durrës u vu në pranga pasi plagosi me armë zjarri bashkëshortoren.

Në pranga është vënë 30-vjeçari A.N. pasi në banesë dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N. 28 vjeçe. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se në kulmin e një konflikti mes bashkëshortëve në banesë, burri ka shkrepur armën duke plagosur bashkëshortoren.

Policia njoftoi se e reja pasi mori mjekim në spitalin Rajonal, u largua prej aty duke iu shmangur hetimeve.

Pistoleta me të cilën është kryer plagosja nuk është gjetur ende.

Një hetim ka nisur nga policia për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe armëmbajtje pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *