• |
ide | kryesore

NATO do ndërtojë bazë ajrore në Shqipëri, si u vetëofrua qeveria Rama para 4 muajsh

Lajme, Të fundit



Në territorin e Shqipërisë do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vendimi është marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, organi kryesor për vendimmarrjen politike të NATO-s.

Fjala është për shndërrimin e bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të Aleancës Atlantike. Lajmin e ka bëri me dije Kryeministri Rama të shtunën (08.2018) përmes medias sociale. “NATO do të investojë më shumë se 50 milionë Euro vetëm për pjesën e parë të projektit për bazën ajrore të  Kuҫovës”, shkruan Rama.

Realizimi i këtij projekti, që pritet të fillojë sivjet, do ta kthejë Kuçovën, thekson Rama: “në një bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, trajnime dhe stërvitje të Aleancës Atlantike.”

Vendimi vjen pas ofertës së Shqipërisë

Ofertë e pranuar! Kështu duket se është vendimi i Aleancës Atlantike që në Shqipëri të ketë bazën e parë ajrore në rajon. Pa kaluar katër muaj nga vizita zyrtare e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaҫka, në SHBA, oferta që ajo i bëri Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, në emër të qeverisë së Tiranës: “për eksplorimin e mundësive për një footprint të NATO-s apo të SHBA-së në Shqipëri”, duket se u pranua. Vetë Ministrja e Mbrojtjes, Xhaҫka, e cilësoi të shtunën vendimin si “një vlerësim të madh të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

Vlerësimi mbështetet në plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që nga pjesëmarrja e forcave të saj të armatosura në strukturat e NATO-s në të gjitha angazhimet që lidhen me sigurinë, me trupa në misione në Afganistan, Letoni, Kosovë, Detin Egje, në misionet e BE-së në Mali dhe Bosnjë- Hercegovinë deri në angazhimin në luftën globale kundër terrorizmit. Përtej detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s Shqipëria është sot një vend që prodhon siguri në rajon dhe më gjerë.

Përfitime shumëplanëshe

Shqipëria në territorin e saj ka 3 baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n.  Ajo i raporton Qendrës së Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore të NATOs, e njohur si Combined Air Operation Centre (CAOC); Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; Baza Ajrore e Kuçovës. Avionet luftarakë sovjetikë dhe kinezë që trashëguan Baza Ajrore e Tiranës dhe Kuҫovës ishin kaq të vjetra dhe jashtë përdorimit, sa vetëm para pak vitesh u bë e mundur të shiten ose  për scrap ose muzeumeve. Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që  Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne. Kjo pasi kjo bazë do të ketë dy funksione: do të jetë bazë për forcat ajrore të Shqipërisë dhe bazë ajrore për NATO-n. Investimi strategjik prej 50 milion Eurosh,  vetëm për fazën e parë të projektit, flet vetë sesi teknologjinë dhe avionet që do përdoren. Mjafton vetëm fakti i shndërrimit të saj në një bazë ajrore të NATO-s për të marrë me mend sesi do të modernizohen kapacitetet e forcave ajrore vendase. Kryemnistri Rama e sheh përfimin edhe më tej kur shkruan se: “një investim i këtyre përmasave krijon mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze ajrore me teknologjinë e fundit”.

Përfitime ka edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në një bazë ajrore të NATO-s tregon një vëmendje të shtuar ndaj rajonit, përballlimit të rreziqeve të mundshme nga përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj, destabilizuar dhe nxitur konflikte. Përfitime ka BE në synimin e tij për një rajon pranë tij, si Ballkani Perëndimor, që të jete në siguri, paqe dhe stabilitet./ DW



6 Comments

  1. personeli i bazes do bleje zarzavatet te fshataret rreth e rrotull. perfitim i madh ekonomik jo vetem per zonen, por edhe per

    1. Posht NATO, Posht Rama, Rroft PDja , Ari , Kari dhe Stalini.

      Ky portal ka shku per lesh

      Nje loje fjalesh beri Bushati tek titulli dhe hopaaaa filluan gomeret e ketij portali te pellasin , pa e ditur se per cfare pellasin.

  2. rama te ofron ter familjen madje dhe zahon vetem te qendroj mbi qelbsiristan e lere nje fush .k i fali metes bythen edhe pse i kerkoi bllokun i hengri pall e ngjal ne lalz.nga hajn me ze dhe figur e beri president me ze dhe figur.

  3. Shqiperia ka vetem detyrime te marre muxhahedine, plehra, LHL, tani Baze tjeter. Shokuenver ja dha BS bazen, edvini ja dha Natos.
    Pytja: sa do paguaje NATO per qira dhe per rrezikimin qe lidhet me bazen se baza nuk eshte hotel qe kerkon sherbime gjumi, ushqim I e deri femrash, po eshte nje pike ne shenjestrim bombardimi nga armiku NATOs si dikur qe para Odeses bombardohej Orikumi, baza e fuqishme e Paktit te Varshaves qe u hoq ne ’61,
    (Jo nga ehoxha por nga USA me marreveshjen qe Rusia te bente murin ne Berlin per leshimin e bazes shqiptare
    -qe mberthen Otranton e zoteron Mesdheun)

    Pagesa mos eshte te rrije edvini dhe pas tij zahua ne pushtet, thu?
    Kaq do edvini, kaq I napin.

    Kane besiiiim te Shqiperia,
    yyyy ca ka bo Rilindja, tha. Fitorie.

    Prostituta Padronit& Miqve nuk I merr pare.
    E nderojne…

  4. Them qe ti propozojme pd qe populli te ngrihet ne protesta te fuqishme popullore kundra NATO dhe Rames deri kur keta ta anallojne kete vendim te tyre madje pd ti beje thirrje dhe militanteve te shumte ne bruksel per protesta te fuqishme kunder bazes se NATO ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *