• |
ide | kryesore

PD: Rama e Nikolla përgjegjës për fatin e 133 mijë nxënësve e studentëve që braktisën arsimin

Lajme, Të fundit

Parti Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla janë përgjegjësit kryesorë të braktisjes së arsimit nga 133 mijë nxënës e studentë.

Nga selia e PD-se, deputeti Luçiano Boçi u shpreh: “Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet, arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pruralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte.  Por nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama, dy përgjegjësit kryesorë për dështimin e arsimit ne Shqipëri, nuk ka asnjë reagim. Ata duan ta kalojnë në heshtje faktin tronditës se 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën në 4 vitet e para të keqqeverisjes së tyre.” 

Deputeti Boçi thotë se qeveria hesht para këtyre shifrave tronditëse.

Luçiano Boçi: “Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se: arsimi 9 vjecar është braktisur nga 57,403 nxënës, arsimi mesëm nga 31,875 nxënës, arsimi i lartë është braktisur nga 44,425 studentë. 

Edi Rama dhe Lindita Nikolla po e kalojnë në heshtje këtë dëm historik për të ardhmen e vendit, sepse ata janë përgjegjësit kryesorë për rënien drastike vit pas vitit të buxhetit të arsimit. 

Kanë hapur tenderin për mësues militantë, por nuk kanë investuar në pajisjen e shkollave me mjetet e duhura për arsim cilësor, në modernizinin e laboratorëve, bibliotekave dixhitale, laboratorët shkencorë dhe të IT-së.

Heshtin për braktisjen e shkollave nga 133 mijë fëmijë dhe të rinj, sespe në vend të premtimit për të investuar në arsim 5 për qind të prodhimit kombëtar, parlamenti do të votojë në shtator shkurtimin e mëtejshëm të buxhetit për arsimin.

Kjo politikë shkatërrimtare ka vënë sot Edi Ramën dhe Lindita Nikollën në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, me paaftësinë e babëzinë e vet, kanë detyruar 133 mijë nxënës të braktisin shkollën.”

PD: Rama e Nikolla përgjegjës për fatin e 133 mijë nxënësve e studentëve

3 Comments

  1. Si e kthen ne fitorie mbi fitoriet ket krim rrenimtar, tinzar,
    Vizionari Botnor me Daullen magjike, I ndihur nga mentori merobaze dhe nga lehjet e hijenuceve te Zhganit Mafioz, a xheba?!
    Perpara per fitorie te ra!!!

    Do I durojme ene pak LAL Mortjet, miq.

  2. ky palla sot po thot te njojtat gjona qi tha ajo lopa, Vokshi, dje
    kto mduket se perseritin deklarat por me recitusa te ndryshem

    kto jan bo per gjynof .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu