• |
ide | kryesore

Reportazhi i The Sunday Times: Shqipëria, Shekspiri, Harry Potter dhe Game of Thrones

Lapsi Leaks



Gazetarja e ‘The Sunday Times’, Joanna Duckworth, zgjedh ta përshkruaj Shqipërinë me një miks të “pop culture” dhe traditës së vendit, pas vizitës së saj ‘solo’ në vend.

Ajo shkruan për ‘The Sunday Times’ se Shqipëria ka qenë e lidhur prej kohësh me të panjohurën dhe egërsinë. Duckëorth jep krahason vendin me dramaturgji, personazhe dhe filma ikonë, si Harry Potter apo  Game of Thrones.

“Shqipëria ka qenë prej kohësh sinonim me misterin dhe egërsinë: Shekspiri vendosi “Natën e Dymbëdhjetë” në Iliri, emri i lashtë i vendit, për të treguar për një vend të panjhur dhe personazhe të pazakontë, dhe JK Rowling kishte fshehu armikun më të madh të Harry Potter, Lord Voldemort, në një pyll të errët në Shqipëri, ku të gjithë kishin frikë të shkelinin. Dhe menjëherë mund ta kuptoni përse. Është e gjitha si tek “Game of Thrones”. Male të mbuluara me mjegull, bubullima dhe ujëvara, qytete romake të rrënuara, pyje të mëdha me pisha të zeza dhe bredh, ku fshihen ujqër, derra të egjër dhe rrëqebuj.”- shkruan Duckworth.

As të huajt nuk i shpëtojnë dot anekdotave rreth Enver Hoxhës. Por çfarë i bëri përshtypje britanikes për diktatorin?

“Mund të mbushnit një darkë të tërë me histroi rreth Enver Hoxhës, diktatorit të Shqipërisë deri në vitin 1985. Ai shkroi 58 vëllime biografie dhe shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Ciceroni ynë na tha se në fund të çdo dite shkolle na thuhej: “Mos harroni, nuk ka zot”. Hoxha, si një mjeshtër i mikro-menaxhimit, dekretoi që pantallonat nuk duhet të kenë më shumë se një xhep dhe se të brendshmet duhet të standardizohen plotësisht për çdo gjini, përveç madhësisë.”

Natyra e Shqipërisë, por edhe trashëgimia e lashtë kulturore e saj, do ta bënte atë vendin perfekt për të “organizuar një ‘aksident’”, shkruan Joanna Duckworth.

“Në Shqipëri kishte kaq shumë mënyra se si gjatë javës mund të organizoje një “aksident”, ndoshta duke u mbështetur më fort se çduhej në tek një gur në kodër, duke u rrëzuar në një shtyllë të paqëndrushme romake, duke hedhur dikë në një vorbull të lumit.

Jo, nuk e takova burrin e ëndërrave të mia, por u kënaqa jashtëzakonisht gjatë udhëtimit, dhe duke qenë një shenjë horoskopi binjakët, e ndryshova dy herë viktimën gjatë javës.” 

The Sunday Times, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Si binjake qe qenke 2 here te nderosh gjelle brenda nje jave eshte pak. Do kishe bere mire te kishe dale me shpesh ketej nga iliria e poshtme te takosh ndonje çoban qe lëmon bastunin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *