Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u kthye në një tragjedi. Helikopteri i një firme private u rrëzua në hyrje të qytetit të Korçës duke u përplasur më pemët.
Ai ishte nisur për të marrë një nuse, ndërsa në bordin e tij ishte edhe dhëndri. Policia e Korçës njofton se shkak i rrëzimit është bërë një manovrë e gabuar nga ana e pilotit.
“Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin Altin Lama dhe pasagjer shtetasin Gani.H. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Taksirat,
Po AMA nji pytje del ktu:
ça gjenialiteti paska ky dhendri (qe pagun dot elikopter per tangerllik per nusen nga Korca…)
I ka fitu paret me djersen e ballit a te droges?!
Ky helikopter ma merr mendja ka shkuar per te marre droge se nusja nuk merret vetem nga dhendri por me tre ,pese ,shtate persona te tjere kjo eshte tradita Korcare .Por eshte mallkim nga zoti keta avione ,helikoptere qe shkojne per te marre droge bien se drogaxhinjte e qeverise i quajten -mushkonja-