• |
ide | kryesore

Shqiptarja 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve vdes në spital pas operacionit të tretë, policia nis hetimet

Lajme, Të fundit



Fund tragjik për një 29-vjeçare shqiptare, nene e dy fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur ne spitalin italian, ku zemra e Floriana Skendaj, 29 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve, ka ndaluar rrahjen, dy ditë pas operacionit të tretë qe kreu ne Spitalin Maggiore të Parmës.

Ajo u transferua urgjent pas dy ndërhyrjeve të para kryer në Fidenza. Më 29 qershor Floriana shkoi në spitalin e Vaio-s pas një inflamacioni të murit të legenit: që nga ai moment nuk doli me nga spitali, dhe aty gjeti edhe vdekjen.

Burri i saj, Adriano Ricchitelli paraqitur nga dy avokate i është drejtuar me një ankesë Prokurorit të Republikës së Parmas për të konstatuar ndonjë përgjegjësi te mjekeve.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kartelën e gruas dhe ka nisur hetimet, duke pritur te dhënat e autopsisë. Shkaku i vdekjes është ende i pashpjegueshëm. Gruaja jetonte me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë në Fontevivo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *