• |
ide | kryesore

Tare nuk përjashton asnjë skenar: Inter tenton tia hedhë Juventus e Milan për Milinkovic Savic

Sport



Në fillim Juventus, pastaj Milan e tani edhe Inter: të mëdhatë e Serisë A trokasin në derën e Claudio Lotitos për serbin Milinkovic-Savic. Lazio është gati të dëgjojë ofertat dhe shpresojnë të nisë një ankand për mesfushorin. Inter ka studiuar terrenin dhe kanë gati një porpozim që mund të transformohet në një tratativë të vërtetë: 30 milionë për huazimin, 70 për blerjen plus kartonin e Ramirez. Kjo është lëvizja me të cilën zikaltrit tentojnë tia kalojnë Juventusit dhe Milanin.

Lazio ka prezantuar deri tani 7 lojtarë të rinj, por lëvizja më e rëndësishme rrezikon të jetë evitimi i shitjes së Milinkovic-Savic: “Nuk ka qenë asnjëherë në merkato – ka pohuar Drejtori Sportiv Igli Tare – e do të vlerësojmë vetëm ofertat që kënaqin si klubin ashtu dhe lojtarin. Përndryshe jemi të lumtur të vazhdojmë bashkë”.

“Tema Milinkovic-Savic ka marrë shumë japësirë këto ditë, por si e tha edhe presidenti Lotito, Sergej nuk ka qenë kurrë në merkato”. Igli Tare ka dashur ta qartësojë situatën mbi të ardhmen e mesfushorit.

“Rregullat e transferimeve nuk i kemi shkruar ne, nëse do të ketë një ofertë që i shkon për shtat klubit dhe lojtarit do ta marrim në konsideratë, përndryshe Milinkovic e Lazio nuk ndahen”, ka shpjeguar drejtuesi shqiptar i Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *