• |
ide | kryesore

Washington Post për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë: Si përfiton i gjithë rajoni

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se në territorin e Shqipërisë do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, vendim ky i marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, organi kryesor për vendimmarrjen politike të NATO-s.

Baza ajrore e Kuҫovës do të shndërrohet në bazë ajrore të Aleancës së Atlantikut, e ndërsa ky jam është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare.

“Washington Post” shkruan: Kryeministri Edi Rama njoftoi se ‘me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.

Më tej, gazeta prestigjoze amerikane, duke iu referuar postimit të Ramës shkruan gjithashtu se, ky investim do të shërbejë edhe si bazë kombëtare për forcën ajrore shqiptare dhe do të sjellë një standard të ri për forcat e saj të armatosura.

Mediet ndërkombëtare, përfshirë “Deutsche Welle”-n, sqarojnë se oferta për shndërrimin e bazës së Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s u bë 4 muaj më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një vizite në SHBA.

“Dhe ajo u pranua! Shqipëria. Në territorin e saj ka 3 baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n; Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës, që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; si dhe Baza Ajrore e Kuçovës”, shkruan DW.



4 Comments

  1. Nje dite Olta u ngrit nga gjumi dhe…..
    Ajo qe shqeteson eshte fakti se kjo baze kerkohet te ndertohet ne te njejten kohe kur planifikohet ndarje e Kosoves! Te kishte ndodhur 2 apo 5 vjete me parë…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *