• |
ide | kryesore

Aksioni/ Vidhnin energjinë, procedohen penalisht 5 biznesmenë në Durrës dhe Shkodër

Lajme, Të fundit



Pesë raste të vjedhjes në mënyrë flagrante tv energjisë elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj; janë zbuluar gjatë kontrolleve të fundit të OSHEE në Durrës.

Referuar kontratave sipas OSHEE, abonentët e gjetur me shkelje janë: Arian F.; Kudret G. Martin H. Sherife B.; dhe Sanije H.

Dy prej tyre janë shpallur në kerkim në çastin e konstatimit të vedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficereëve të Policisë së Shtetit dhe të Hetimit.

Mësohet se forma e vjedhjes ishte manipulimi i matësit, furnizim me energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE, si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë pas ndërprejes si debitorë.

Sakaq, rastet me dokumentacionin përkates i janë përcjellë organeve komptente për procedim të mëtejshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *