• |
ide | kryesore

Baza e NATO-s/ Olta Xhaçka e kërkoi për frenimin e ndikimit të Turqisë

Lajme, Të fundit



Propozimi zyrtar që SHBA të ngrejë një bazë ajrore të NATO-s në vendin tonë, u artikulua për herë të parë nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në takimin që pati në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis.

Mes klisheve për miqësinë dhe gadishmërinë për kontributin në NATO, ra në sy fjalia ku Olta Xhaçka e rreshtoi Turqinë mes vendeve që krijojnë shqetësim për ndikimin në rajon.

Për të bindur Matis se në Shqipëri është e nevojshme një bazë e NATO-s, Xhaçka renditi të parin rrezikun rus, pastaj foli për ndikimin e Kinës, Iranit dhe Turqisë kur u shpreh saktësisht se: “Krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese, vihet re edhe një shtim i synimit dhe ndikimit nga vende të tjera si Kina, Irani apo Turqia”.

Që përmendja e Turqisë nga pala shqiptare nuk ishte një gafë e Xhaçkës, ajo e konfirmoi në intervistën që dha për Zërin e Amerikës, kur u pyet se çfarë nënkuptonte me këtë.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre, ju folët dje për një rritje të ndikimit rus në Shqipëri, ndërkohë gjatë bisedës me zotin Matis përmendët, se janë vënë re qëllime edhe interesa dhe nga vende të tjera në rritje, duke përmendur këtu, Kinën, Iranin por edhe Turqinë, a mund të na shpjegoni se çfarë nënkuptoni me këtë?

Xhaçka: Është e vërtetë ajo që ju thashë pak më përpara, influenca ruse në rritje, pra rreziqet që vijnë nga Lindja, por edhe rreziqet që vijnë nga Jugu, përmes ekstremizmit fetar apo përmes aktorëve të tjerë jo qeveritarë, të cilët tentojnë që të destabilizojnë rajonin në funksion të interesave të tyre. Pa diskutim që këto janë çështje të sigurisë që bashkë me aleatët ne i konsiderojmë, ka për t’u marrë seriozisht dhe ka për të mos u marrë seriozisht, por le të themi kërkesa ime ka të bëjë me faktin që një prezencë e NATO ose një prezencë e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, unë besoj që në këtë moment do të ishin shumë e domosdoshme. Sigurisht që janë rrethanat që diktojnë vendime dhe nëqoftëse rrethanat janë të tilla, që kërcënimet që vijnë nga Lindja apo sfidat që vijnë nga Lindja dhe nga Jugu janë të tilla për ta diktuar këtë vendim, unë shpresoj që ata do ta konsideronin me seriozitet.

Shqetësimi i Shqipërisë për shtimin e ndikimit të Turqisë, i artikuluar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara tingëllon çuditshëm po të kemi parasysh se qeveria Rama ka hapur dyert pa asnjë paragjykim për çdo gjë që vjen nga Turqia. Bashkëpunimi me Turqinë reflektohet në investime, në stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe në ecejaket e ndërsjellta të Ramës dhe Erdogan, ku të dy nuk e fshehin miqësinë dhe kënaqësinë për marrëdhënien e afërt që kanë me njëri tjetrin.

Ndërkohë, kohët e fundit mes Turqisë dhe Shtetet e Bashkuara marrëdhëniet kanë nisur të acarohen. Preteksti i fundit është burgosja e një kleriku amerikan në Turqi, i cili akuzohet se ka mbështetur puçin ushtarak dhe se ka ruajtur komunikimin me Fetullah Gylen.

SHBA kanë vendosur sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë.

“Ne besojmë se ai është një viktimë e vëmendjes së padrejtë që po i kushtohet nga qeveria e Turqisë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, duke iu referuar pastorit Andreë Brunson. Pastori amerikan është venë në qendër të një polemike të hidhur diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar ngrirjen e pronave të Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Turqi, nëse kanë. Gjatë një fjalimi ai tha “Populli të jetë i qetë. Brenda një jave kemi neutralizuar 56 terroristë dhe do të vazhdojmë t’i neutralizojmë”.

Presidenti Erdogan shtoi se “ata të cilët i shenjtërojnë terroristët dhe e mbështesin organizatën terroriste nuk do të shpëtojnë kurrë nga kthetrat e këtij shteti”.©Lapsi.al



9 Comments

  1. Shqetesimi i shqiperise per ndikimin e turqise hahahaha. Thuaj teater i Erdoganit dhe rames te mbajne pasurite dhe monopolim e tyre

  2. Une e kam ndjekur te gjithe intervisten e Xhackes ne VOA ashtu sikurse edhe gjithe takimin me shefin e Pentagonit dhe e vertete qe e tha ate punen e ndikimit rus,turk,, por nuk e tha ne kete kontekst qe e jepni ju.E tha per te joshur USA, por jo se i tha bejeni bazen per kete arsye, Krejtesisht per dicka tjeter po fliste kur permendi ate fraze. Keshtu qe mos e deformoni realitetin. Te pakten ne aspektin ushtarak, mos te behemi anti turk se dalim shume mosmirenjohes. Pas USA ,Turqia na ka ndihmuar me se shumti ne aspektin ushtarak, dhe do na ndihmoje akoma, e pse tani te behemi mosmirenjohes? Cuditem dhe Turqia pse merret kaq shume me ne, e sna le e ti thote grekut bjeri se une nuk i ndihmoj keta mosmirenjohes

  3. Ai ka vajtur ne vesh vellait te Erdoganit keto fjalet e -xhaxhalkes-pa e i sikteris ai nga ministre pa nje pa dy .

  4. Turqia…”vlellai jone”; ketu ka dicka te vertete ne fakt, se gjashte breza e derdhen gjakun lume per ta shporrur kete vemje te ndyre nga kufijte e Europes kristiane, ajo na u ul ne qoshe…helbete nga “bimbashet pa under e pa fe shqiptare”. Ska me shqiptar ne shqiperi, se po te kishte i tregonin vendin minareve dhe pellitjeve qe ne 5 te mengjesit te cdo lloj injoranti te palare qe gjoja “i treno njerzimit si te jetoj nen kujdesin e zotit…” pupupupu, nje koker injoranti tregon si te duash zotin.
    Rrofte mbreti i shqiptareve Gjergj Kastrioti, i vetmi sundimtar i kristianizmit dhe linja e paster e gjakut kristian shqiptar! Poshte tradhetaret qe shkelen mbi gjakun e rene te kristianeve shqiptare dhe perqafuan fene e pushtuesit!

  5. hahaHAHAHAAAAAA i puthin dhe i lepijn zhele,koqe,pall,kar,byth ,nensjetlla ERDOGAN E VUQIQ rama e xhaqka dhe thon ta frenojm turqin.vella e ka rama qenef bashbakan erdogan dhe tash tallen me delet,krymbat e qenefitdhe kazanet rama e gjaqka.

  6. Po ky (k).ari ç’pati ???
    Kërcënimi nga OTOMANIZIMI TURK i Gadishullit ILIRIK është Real.
    Për gjithë ata Naivë ose Dashakeqë që çirren duke na thënë se GJASME TURKU na do fort.
    Duke parë bashkëpunimin e ngushtë Ruso-Turk fillon dhe kthjellohen qëllimet Banditeske Okupatore TURKE në Shqipëri -Dardani dhe Bosnjë.
    Rusia ka pasur një plan , të cilin Putin e ka pohuar dhe publikisht.
    Plani parashikon krijimin e një BOSHTI ORTODOKS NË GADISHULLIN ILIRIK I CILI DO TË JETË NËN NDIKIMIN RUS. BOSHTI DO PËRBEHEJ NGA SËRBIA-GREQIA-BULLGARIA-RUMANIA, gjithashtu PLANI parashikonte që vendet që kishin popullatë Myslimane , SHQIPËRIA-DARDANIA-BOSNJA DHE PJESA ME SHQIPTARË E FYROM, të kalonin NËN NDIKIMIN TURK dhe kjo i jepte Hov ËNDRRËS SË ERDOGAN PËR RIKRIJIMIN E PERANDORISË OSMANE.
    PLANI KISHTE DISA FAZA , FAZA E PARË ISHTE KRIJIMI I BASHKËPUNIMIT RUSI-TURQI, FAZË E CILA MUND TË THEMI SE KA PËRFUNDUAR ME SUKSES.
    FAZA E DYTË ISHTE KRIJIMI I NJË KLIME DASHAMIRËSE DHE SIMPATIZUESE NDËR POPULLSITË PËRKATËSE , PRA POPULLSIVE ORTODOKSE PËR RUSINË DHE ATYRE MYSLIMANE PËR TURQINË, FAZË E CILA PËR TURQINË POTHUAJSE KA PËRFUNDUAR ME SUKSES , FALË TRUSHPËLARËVE SHQIPFOLËS , POR NDËRKAQ KA HASUR PROBLEME PËR RUSINË NDËR SHTETET ORTODOKSE.
    Por të gjitha këto zhvillime nuk kanë kaluar pa u vënë re nga SHBA dhe BE, të cilat ,secila për interesat e veta NUK MUND TË LEJONIN KURRËSESI ZBATIMIN E KËTIJ PLANI, BE NUK DO TË DËSHIRONTE QË TË KISHTE SI FQINJ NJË SHTET ZULLUMQAR SI TURQIA E CILA DO TË ISHTE FUQIZUAR TEJET MASE NGA ZBATIMI I KËTIJ PLANI, GJITHASHTU NUK MUND TË LEJONTE ZBATIMIN E PLANIT SEPSE NË THELB KJO DO TË SILLTE DE FACTO SHPËRBËRJEN E SAJ, PASI ,GREQIA-RUMANIA DHE BULLGARIA JANË ANTARË TË BE.
    NDËRSA SHBA , SEPSE KËSHTU DO TË HUMBTE PËRGJITHMONË NDIKIMIN E SAJ NË BALLKAN DHE LINDJEN E MESME.
    DERI TANI E VETMJA GJË QË MUND TË THEM PËR DIPLLOMACINË DHE PËR QEVERINË SHQIPTARE ËSHTË SE , EDI RAMA DHE QEVERIA NË PËRGJITHËSI PO DALIN SHUMË MË TË ZGJUAR SESA DUKESHIN DHE KJO TREGON KLASIN E LARTË TË DIPLLOMACISË SHQIPTARE.
    NGA NJËRA ANË RAMA I BIE SHPATULLAVE ERDOGANIT DUKE E QUAJTUR VËLLA DHE PRTNER STRATEGJIK TË NJË RËNDËSIE TË VEÇANTË, PRA ME PAK FJALË E IPNOTIZOI TURQINË DUKE PËRFITUAR KËSHTU DHE INVESTIMET AQ JETËDHËNËSE PËR EKONOMINË E DROBITUR SHQIPTARE DOEMOS DUKE BËRË DHE DISA LËSHIME PËRSA I PËRKET NDËRTIMIT TË XHAMIVE DHE PËRHAPJES SË FESË , POR DHE LËSHIMET AQ TË DËMSHME PËR KOMBIN SHQIPTAR PRAPË DIPLLOMACIA SHQIPTARE DITI SI TI SHFRYTËZOJË NË FAVOR TË SHQIPËRISË DHE KJO U DUK DHE DHA FRYTET E VETA PIKËRISHT ME NDËRTIMIN E BAZËS SË KUÇOVËS.
    PRA DIPLLOMACIA SHQIPTARE ARRITI TË BINDË POLITIKËN AMERIKANE PËR EKSPANSIONIN E SHFRENUAR RUSO-TURK NË BALLKAN DHE SHBA DHA PËRGJIGJEN E SAJ NË SHUMË MËNYRA,
    1-ME ANË TË SANKSIONEVE PO RRËNON ÇDO DITË E MË SHUMË EKONOMINË TURKE, ME KËTË MËNYRË I VË FRENO EKSPANSIONIT TURK NË BALLKAN.
    2- NDËRTIMIN E BAZËS SË KUÇOVËS QË NËNKUPTON SE KËTU NUK KA VEND AS PËR TURQINË AS PËR RUSINË, PASI KJO BAZË NUK KA NDONJË RËNDËSI TË VEÇANTË PËR SHBA PASI ATA KANË SHUMË BAZA KUDO, GREQI,RUMANI,ITALI,BULLGARI,DARDANI,TURQI ETJ, KJO BAZË DO TË NGRIHET PËR TË TREGUAR SE KUSH E BËN LIGJIN.
    E VETMJA FJALË QË.MË VJEN NDËRMEND PËR DIPLLOMACINË SHQIPTARE ËSHTË NJË “BRAVO” E MADHE.
    KISHTE 28 VITE QË SHQIPËRIA S’KISHTE DIPLLOMACI KOMBËTARE.

    1. Kur arsyeton miqesine e krietarit tend te partise me Turqine,thua po e hipnotizon, po e shfrytezon meqe ekonomia jone ka nevoje, kurse te tjeret qe thone mos i prishni mardheniet ushtarake me Turqine u thua naiv e trushpelare e? Me flet per diplomaci te suksesshme te Rames nderkohe qe tani doli lajmi qe kjo baze ishte parashikuar qe ne 2011. Per nje moment dhe une fillova te te besoj kete hartimin tend se mendova mos je ndonje diplomat por qenke thjeshte militant

      1. Orë djalë, lexoje edhe njëherë KOMENTIN tim ,POR kësaj rradhe më shumë kujdes dhe më thuaj se ku saktësisht kam shkruajtur që ” Ata që thonë të mos prishim aleancën ushtarake më Turku ,janë Trushpëlarë” kështu siç e ke shkruajtur ti.
        Nqs ke problem me kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve ky është problemi yt jo imi.
        SI mendim mund të ekzistonte dhe që para Krishtit, Ajo që ka rëndësi është se TANI PO VIHET NË ZBATIM.
        Ti me sa po shikoj unë Je ndonjë TURKOFIL që sa shikon ERDOGANIN vjen në Orgazmë , je ndonjë nga Ata bythpërpjetët që HISTORINË dhe çdo gjë e shikojnë dhe e mësojnë më sytë e Imamëve TURKOFILË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *