• |
ide | kryesore

Demi Lovato tregon për gjendjen e saj në spital

Paparazzi, Slider



Demi Lovato ende është nën regjim spitalor pasi një javë më parë iu desh të përballej me një sfidë për jetën pasi ajo kishte konsumuar drogë, çka e bëntë t’i rikthehej vesit të saj pas 6 vitesh që ishte përpjekur të qëndronte e pastër.

Pa dashur t’i japë eksklusivitetin ndonjë gazete apo televizioni, Demi ka ndarë një letër të hapur në rrjete sociale për të gjithë ku sqaron të vërtetën e çfarë do të ndodhë me të në vijim.

Kam qenë gjithmonë transparente për rrugëtimin tim e varësinë ndaj drogës. Çfarë kam mësuar nga kjo sëmundje është se nuk mundet të zhduket apo largohet papritmas prej meje. Është diçka për të cilën unë duhet të luftoj e ende nuk ja kam dalë.

Falenderoj Zotin që më mbajti gjallë dhe mirë. Për të gjithë fansat e mi, ju jam gjithmonë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj jave shumë delikate dhe gjithë jetës time në përgjithsi. Komentet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të qartësohem në këtë moment të vështirë.

Dua të falenderoj familjen time, skuadrën time, stafin e spitalit që kanë qenë krah meje gjithë kohës. Pa ata, s’do ishte e mundur ta shkruaja këtë letër të hapur për të gjithë.

Tani më duhet kohë që të shërohem e të shtroj rrugën drejt përmirësimit. Dashuria që më keni dhënë, nuk do të shkojë dëm. Mezi pres ditën kur të vij tek ju e ndryshuar.

Do të vazhdoj të luftoj,

Demi” – ka përfunduar ajo letrën e saj në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *