• |
ide | kryesore

“Edhe 100 bishe”, torta me kokainë dhe 500 euro telashe për shqiptarin në Itali

Lajme, Të fundit



Një tortë ndryshe e dekoruar sikur ishte me prerje 500 euroshe si dhe me mënyrën e përdorimit të kokainës tërhoqi vëmendjen e policisë italiane në frigoriferin e një pasticerie në Teramo të Italisë.

Në sipërfaqe torta ishte mbuluar me çokollatë ndërsa në anë kishte një kartëmonedhë e bërë në formën e tubit dhe pluhur i bardhë, që përdoret për të thithur kokainë.

Po kështu në shqip ishte një dedikim : “Edhe 100 Bishe”.

Mediat italiane shkruajnë se torta i dedikohej një shqiptari që ishte në arrest shtëpie dhe që policia i bëri surprizë gjatë kohës që ai po festonte.

Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet pasi ai ka dhunuar masën e sigurisë “arrest shtëpi” dhe gjatë festës ka qenë në prani dhe të pjesëtarëve që nuk ishin anëtar të familjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *