• |
ide | kryesore

Ekspertët ndërkombëtarë kundër kalimit të vetingut nga Xhezair Zaganjori

Lajme, Të fundit
xhezair-zaganjori.jpg
 Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili lejoi kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin, që të vijonte detyrën, pas rivlerësimit të punës së tij.

Ditën e sotme, OMN i ka paraqitur komisionit kërkesën për të ankimuar vendimin për Xhezair Zaganjorin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 


Kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori 

Njoftimi i plotë: 

Në   datë   24.07.2018,   në   përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori.

Komisionerët  Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit të Kushtetutës   së  Republikës së Shqipërisë  dhe ligjit nr. 84/2016,  “Për   rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët   Publikë   përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit  të   rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

3 Comments

  1. Nje pyetje: A ka shqiptar vertet qe te besoj se gjate pushtetit BRUTAL te Sali Bollano Janullatosit ka patur Gjykates dhe Prokurore te pa korruptuar dhe zbatues vetem te ligjit!? Qe ta pranosh kete pra qe ka patur do te thote qe Shqiperia ka patur Zbatim Ligji-qe ne fakt nuk ka ekzistuar ZERO!? Me vjen jashtezakonisht keq me ata shqiptare te moshes relativisht te rritur qe e “harrojne padashur” ato vite e errta te Shqiperise se nxire nga tortura, vrasja, kercenimi dhe perndjekja!? Sundimi Berishian ishte JUNTE E MIREFILLTE! Dhe ne ate siutate Junte ka patur Gjykates dhe Prokurore qe te punonin pa frike ndaj kercenimit te perditshem? Eh,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu