• |
ide | kryesore

Gjendet e vrarë në shtëpi gruaja e policit, ngjarja në Durrës

Lajme, Të fundit



Gruaja e një polici është gjetur e vrarë me armë zjarri në banesën e saj në Durrës. Nga hetimi paraprak rezulton se shtetasja me iniciale M.H. është vetëvrarë.

47-vjeçarja është gjetur mesditën e së hënës (6 gusht), rreth orës 13:20 në lagjen Nr.7 Në momentin e ngjarjes ka pasur edhe persona të tjerë brenda banesës së policit, Sherif Hajdari.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Gruaja është dërguar në kirurgji por pa shenja jete. Trupi i saj është dërguar në morg.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *