• |
ide | kryesore

Granit Xhaka kandidat për kapiten i Arsenalit?

F1, Sport



Tifozët e Arsenalit po i kërkojnë publikisht trajnerit Unai Emery që t’i japë Granit Xhakës shiritin e kapitenit të Arsenalit? Kjo kërkesë lindi pas veprimit që bëri futbollisti zviceriano shqiptare pas golit që shënoi Reiss Nelsonit në miqësoren e së shtunës në Stokholm kundër Lazios (2:0).

Xhaka pasi e uroi për golin e shënuar, i vuri në pah Nelsonit, 18-vjeçar, dy gabime. Xhaka i tregoi të riut se duhej të pozicionohej në një rast të tillë përpara portës dhe së dyti se si duhej të festonte sëbashku me tifozët pasi kishte shënuar.

Kjo pjekuri e treguar nga Xhaka ishte e mjaftueshme që tifozët të kërkonin publikisht nga trajneri Emery që ta bëjë kapiten të ekipit londinez.

“Xhaka është një lider i lindur. E meriton t’a mbajë shiritin e kapitenit sepse vetëm atij i ra në mend që ta këshilloj të riun Nelson. Neve na duhet një lider dhe Xhaka është i lindur për ta ushtruar këtë rol”, komentoi një tifoz i Arsenalit” sipas ‘Dailystar’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *