• |
ide | kryesore

Kjo foto e Raiolës po bën xhiron e rrjetit, komenti i Ibras është epik

Sport



Mino Raiola mund të jetë kthyer në një nga menaxherët më të urryer në botë për mënyrën se si administron lojtarët e tij dhe kërkon vazhdimisht që t’u marrë sa më shumë para klubeve.

Por për Zlatan Ibrahimoviç, ai mbetet numri 1 pasi falë tij ka shëtitur në klubet më të mëdha në botë dhe është bërë një nga emrat më të njohur.

Të dy kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe këtë e ka treguar më së miri postimi i fundit në rrjetet sociale i sulmuesit suedez, i cili nuk ka ngurruar të tallet me menaxherin.

Ai hodhi në Twitter një foto ku shfaqej i shtrirë në palestër, ndërsa Raiola e shkelte me këmbë në shpinë.

“Kur menaxheri yt mundohet të shtrydhë edhe centin e fundit nga ty…”, ishte komenti humoristik i Ibrahimoviç për këtë foto që ka bërë shumë shpejt xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar raportin e veçantë që ka sulmuesi me menaxherin italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *