• |
ide | kryesore

O sa keq me qenë (turist) shqiptar!

1, Ide



Tashmë janë shndërruar në kronika rutinë lajmet se një mur i ri Berlini po ngrihet në kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e çmimeve stratosferike të biletave të avionëve. Eshtë e kotë të kujtosh se nga Shkupi apo Podgorica, vendet fqinjë me ne, mund të udhëtosh drejt Barcelonës apo Kopenhagenit edhe me 35 euro, ndërkohë që tani, në gusht, është pothuajse e pamundur të zbarkosh në bregun tjetër të Adriatikut.

Për këtë janë dhënë shumë shpjegime, që nga taksat e larta që aplikon koncesionari i aeroportit të Rinasit e deri tek situata monopol që kanë krijuar kompanitë ajrore që lidhin Tiranën me pjesën tjetër të kontinentit.

Të gjitha këto mund të jenë të jenë reale, por ato nuk i afrohen kërkund të vërtetës së plotë që ndodh me udhëtarët shqiptarë.

Po të ndjekësh me vëmendje ngjarjet e këtyre ditëve të fundit e kupton pa vështirësi se në këtë vend, nuk është e lehtë të jesh turist.

Këtë të hënë, një grup pasagjerësh i telefonoi një mediaje vendase për t’i bërë të ditur lajmin se kompania ajrore që u kishte shitur biletën i kishte “harruar” në terminal, për më shumë se 10 orë.

Pak ditë më parë, denoncimi i një pushuesi që kishte paguar sa frëngu pulën një hotel jashtë standarteve në Antalia, u kthye në lajm kombëtar.

Abuzimet me atë që agjencitë ofrojnë për bregdetin turk, si dhe vonesat apo pasiguria e çarterave të prenotuar prej tyre, e kanë shndërruar shpesh këtë destinacion në një udhëtim me risk.    

Dhe qershia mbi tortë, është një njoftim i botuar sot nga Autoriteti i Aviacioniit Civil, i cili bën me dije se vonesat e avionëve këtë vit janë ngritur me 133% në krahasim me 2017 dhe se vetëm në një ditë, shifra shkon në 47 mijë minuta vonesë (lexo lajmin poshtë).

Si trajtohen udhetarët nga kompanitë ajrore

Pra sikurse vërehet, problemi nuk mund të reduktohet vetëm tek çmimet e biletave nga politikat e koncesionarit të Rinasit, as nga parregullsia e Blu Panorama apo Fly Ernest dhe as nga fotot mashtruese me të cilat agjensitë tursitike joshin pushuesit që më pas zhgënjehen kur zbarkojnë në Antalia.

Të gjitha këto raste bashkë përbëjnë një kazus të vetëm.

Sheti shqiptar nuk i përgjigjet dot dëshirës dhe ambicies gjithnjë e në rritje të qytetarëve të tij për të parë botën. Ai ecën me shpejtësinë e breshkës, në krahasim me ekzigjencat gjithnjë e në rritje të shtetasve të vet.

Ai më shumë kujdeset që të ruajë kufijtë e BE-së nga azilantët e mundshëm, sesa të mbrojë qytetarin e vet konsumator.

Sot udhëtarët e mashtruar vendas e kanë pothuajse të pamundur, të ankohen, të ngrejnë padi, apo të dëmshpërblehen pasi janë trajtuar keq. Rastet kur dinjiteti i tyre i nëpërkëmbur, apo financat e tyre të dëmtuara janë dëmshpërblyer, janë pothuajse të papërfillshme. Sanksionet ndaj atyre që kanë abuzuar nuk numërohen dot as me gishtat e njërës dorë.

Prandaj, në këtë drejtim kërkohen masa urgjente, rregulla preçize, hartim politikash konkrete. Sepse udhëtari i sotëm nuk mund të trajtohet më me mendësinë e refugjatit që rrëmben një anije duke vënë ne rrezik edhe jetën vetëm për të dalë jashtë shtetit. Sot një pjesë e madhe e tyre janë njësoj si turistët e zakonshëm europianë që për atë që paguajnë duan në këmbim dinjitet dhe respekt. Por ata do t’a kenë të pamundur të jenë udhëtarë krenarë për sa kohë mbajnë në xhep pasaportën e një shteti të telendisur, që nuk arrin dot shpejtësinë e nevojave të tyre.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. …”zonj apo zonjush” kjo eshte ceshtja! Mercenar apo i semure psiqik? Injorant apo idiot? Koqe apo loqe? Prostitute mediatike apo me sy blu? Keto jane disa pyetje qe behen per Andin, nje cope mish me dy sy qe urrejtja i ka verbuar syte dhe mendjen! Te mbrosh berishen qe te ka vrare gjyshin eshte poshtersia me e madhe qe mund te beje nje shqiptar! Dhe ky eshte “zonjusha-zonje” andushka!

  2. Ore trushpëlarë produkt i propogandave enveriste !
    Hiqni dorë nga idiotësitë e stilit të Mero Bazes për të bërë politikë me portretet fizike të gazetarëve apo politikanëve apo me thshetheme kafeneshë fshati.
    Bushati ka ngritur plotësisht me të drejtë një problem që si shumë probleme të tjera të Shqipërisë, është në dëm të gjithë qytetareve shqiptarë, qofshin socialistë e qofshin demokratë.
    Përse në Shqipëri biletat e udhëtimeve ajrore janë më të shtrejta se në vendet e tjera të Europës, kur pagat mesatare janë dhjetë herë më të ulta se mesatarja europiane.
    Nuk mund të behet për këtë fajtor Edi Rama, se nuk ishte ai që firmosi koncesionin për aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria, aeroportasin e Rinasit, por e pat bërë qeveria socialiste e Nanos.
    Por ama Rama për të ardhur në pushtet, doli mes tjerash me premtimin se do ta ndryshonte këtë gjendje.
    Po bëhen 6 vite që ai është në pushtet e kjo gjendje jo vetëm nuk është përmisuar, por ështe dreqosur akoma më keq.
    Bushati e ngre problemin për “turistët” shqiptarë, por të mos harojmë se nga Shqipëria jetojnë në emigracion gati një mlion e gjysëm shqiptarë.
    Ka ndër këto emigrantë shqiptare që duke i fituar paratë me trafiqe droge e pisllëqe të tjera, nuk ju rëndon xhepi për biletat e shtrenjta të Rinasit, por pjes a më e madhe e tyre, jetojnë me djersën e punës së tyre, e kur duan të bëjnë “turistin” për në Shqipëri, përse duhet të paguajnë nga pagat e tyre modeste mbi 300 euro një biletë për në Tiranë, kur me 60 euro, nga vendi ku jetojnë, mund të fluturojnë në cilindo kryeqytet të Europës ?
    Më ka rastisur si emigrant në Europë, që me 300 euro të siguroj një biletë fluturimi edhe mbi dhjetë mijë kilometra larg deri në SHBA, e kur kam udhëtuar për në Shqipëri , kam paguar gati 500 euro një biletë.
    Në vënd që të komentojnë këtë paradoks, shoh të shkruajnë këtu ca idiotë me urrejtje primitive për “andushka, lulushka apo edushka”

  3. Te lumte Bushati! Per ata qe fyejne ne menyre ordinere ketu (vecanerisht kete “Andi ha”), nuk mbetet gje tjeter vec tu urojme qe te kenaqen ne kete realitetin shqiptar ku paguajne sa frengu pulen per sherbime qe nuk i marrin kurre. Keni marre vertete festen per koken qe keni.

    Sa per Andi Bushatin, duhet te jemi te kenaqur qe kane ngelur disa zera kritike ne gazetari. Andi, vazhdo te besh gazetari sic ben. Nuk kemi luksin te humbasim zera si Andi, Lubonja e ca te tjere (pak jane).

  4. O Ana o ana drugo mie dana! Eshte nje kenge serbe! jam dakord qe Rama po vjedh dhe po ben te keqija per popullin,por nuk te rreh ,nuk te vret sic na rrahu dhe vravi Saliu! Per injorancen e berishianeve s’kam cfare them . Lexoni gjysem analfabetizmin e komenteve te tyre! Me mire se vrasjet e saliut nuk ka! Ktheni prape saliun neqoftese ju pelqen! Shqiptaret nuk mund te bejne jete si europiane! Jane vicidolas si saliu-osmanllinj!

  5. Komentuesit injorante gjysem analfabete jane edhe spiune! Spiune te Andit zonjushe -zonje dhe spiune te saliut ish spiune te sigurimit! Mjere Shqiperia cfare njerezish mban!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *