• |
ide | kryesore

Polemika/ Kujt i shërben një bazë e NATO-s në Shqipëri?

Arkiva, Kryesore



Vendimi i marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, që në territorin e Shqipërisë të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është pritur në vend me kundërthënie të shumta.

Kryeministri Rama përmes një statusi në ‘Facebook’ njoftoi plot krenari se “NATO do të investojë më shumë se 50 milionë Euro vetëm për pjesën e parë të projektit për bazën ajrore të Kuҫovës”. Mediat pranë tij e quajtën si një fitore për sigurinë kombëtare dhe si një sukses të qeverisjes së rilindjes. Pas këtij entusiazmi fshihej edhe një ide që përkon prej vitesh në mendjen e politikanëve shqiptarë: cilido lider që nënshkruan një kontratë të tillë, rrit garancitë për jetëgjatësinë e tij në pushtet.

Ndoshta nga kjo paranojë është kapluar edhe opozita, e cila ndërkohë flet për gjithçka, por pothuajse ka heshtur për këtë vendim të Aleancës Atlantike me sponsorizim amerikan. Ajo ka nxjerrë në skenë një personazh të dorës së dytë, Tritan Shehun, i cili ka theksuar se është PD ajo që ka çelur dhe kurorëzuar rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s.

Lexo me tej:

Në Shqipëri do të ndërtohet bazë ajrore e NATO-s

Në opozitë e dinë mirë se kjo ka qenë një manovër e qeverisë Rama. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka bërë publike se gjatë një vizite në Uashington i ka bërë kërkesë Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Xhaçka atëherë shpjegoi në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, edhe argumentat e saj pse vendi ynë është më i përshtatshmi në Ballkan për projektin: Ato përmblidheshin tek rreziku i rrijes së ndikimit rus dhe ai i rritjes së ekstremizmit fetar.

Pra, parë në këtë këndvështrim, duket sikur qeveria ka arritur një sukses, sikur ajo ka marë një çertifikatë sigurie nga ShBA dhe se kjo është një provë për mbështetjen ndërkombëtare që gëzon.

Në fakt ky lloi interpretimi është një thikë me dy presa. Sepse histroria na tregon për mjaft raste si pro këtij pohimi po ashtu edhe për krejt të kundërtën e tij. Ka vende ku ka shkelur çizmja e ushtarëve amerikanë, ku ky fakt ka shërbyer për të majtur në këmbë regjime autokratike në emër të logjikës së ‘stabilitetit në dëm të demokracisë”. Por gjithashtu ka vende ku liderë atoritarë dhe nxitës konflikti kanë dalë nga loja, po në emër të këtij stabiliteti.

Por, përpara se të ngrihet pyetja se cili politikan përfiton personalisht nga kjo gjë, duhet bërë një tjetër: a përfitojnë shqiptarët?

Dhe këtu, pavarësisht entusiamit dhe titujve bombastikë të mediave, ka vend për të qenë skeptikë.

Vendosja e bazës 50 milionëshe, përpos ndonjë përfitimi të popullsisë lokale nuk e ndihmon aspak sigurinë kombëtare të vendit. Duke qenë anëtarë të Aleancës Atlantike që prej vitit 2008, ne përfitojmë nga i famshmi artikulli 4 që na bën aleatë me të gjithë vendet, nëse territori ynë cënohet. Prandaj në këtë kuptim një bazë më shumë nuk përbën asnjë plus.

Edhe ideja e propaganduar se duke qenë prezent në tokën tonë, “Vëllai i Madh” do të jetë më i kujdesshëm për demokracinë e brendëshme, reformën në drejtësi, apo zhvillimin demokratik, është një mit. Mjafton të përmendësh se deri në tani amerikanët kanë pasur bazën më të madhe në Ballkan, Bondstill-in në Kosovë dhe ky vend ka shkuar keq e më keq, në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe me mbikqyrjen e proceseve nga ndërkombëtarët.

Prandaj, për ngritjen e bazës së Kuçovës ka po aq arsye për t’u gëzuar sa mund të kishte për të protestuar. Pjesa tjetër është vetëm zhurmë politike.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Sa kontradiktore qe jeni ne lajme. Ne titull thoni baze per Naton. Me poshte ne artikull thoni see Olta e Xhaxhkave i ka bere kerkese merihanve per te hapur nje baze te vockel. Pra o njeri o tjetri. Sepse Nato nuk eshte vetem merika edhe pse tentohet me e imponu kete ide. Lutemi shume tregojeni pak me mire përrallën.

    1. “Pas këtij entusiazmi fshihej edhe një ide qe cilido lider që nënshkruan një kontratë të tillë, rrit garancitë për jetëgjatësinë e tij në pushtet”

      Se nga e nxorri kete konkluzjon Bushati , dreqi e di .

    2. Eshte thjesht nje lajm propagandistik. Po ia fusni kot fare. Amerika ska asnje nevoje per baza te tjera ne Europe. Pas renies se traktatit te Varshaves dhe BS Amerika shkurtoi 3/4 e bazave ne Europe. E dini sa i duhet nje F16 per te ardhur nga Aviano ne Shqiperi? As 10 minuta.Po rrezen e veprimit e dini sa e ka?1300km.Pra per 100km do te bejne nje baze te re?50 milion dollare ha ha ha…nje F16 kushton 70milion.

  2. Po ndonjë vendim nga parlamenti ka pasur gjë mo duke qenë se këta hamerikanet do marrin pjesë të sovranitetit tonë ?!…. apo vari trapin sovranitetit se ja ka lënë gjyshit Oltes së Gjallices tokën e të parëve…

  3. Tritani ka folur drejt!
    Ai eshte mbeshtetur ne eksperincat te atyre vendeve dhe qeverive qe kane deshtuar ne pranimin e bazave ushtarake Amerikane.
    Mbeshtetur ne kete eksperience lind pyetja; a nuk ishte qeveria e PD ku bente pjese edhe Tritan Shehu qe Amerika nderpreu ne mes investimet per bazen ushtarake te aeroportin e Kuksit duke u shperngulur ne Kosove qe me pase vijoi me katrauren e 97-es ?
    Dhe Tritani ……..,………mori preshin, denim qe bytha e tij vazhdon ta vuaje edhe sot.

    1. i pa emer e me mut ne tru,ti don vetem baza ruse qe ju qinin ne byth ty,kristaqin,ruqin,xhafen e ballen.rama nuk i dha bazen por u detyrua nga nato qe si kriminel mos te trafikoj drog .

  4. Baza e natos nuk e ka qellimin ne plan te brendshem por ne nje plan gjeopolitik ne interes puro Amerikan,prandaj deklarata nuk thote baze ne shqiperi por ne Ballkanin perendimor ketu eshte plani afatgjate.zero ndikim ne plan te brendshem.shkrimi shume I dobet propogantistik per llogari te pd nje qoke e shkullakut nga Dhermiu.

  5. Te dalim kunder nje baze amerikane ne vendet tona , qofte Shqiperi apo Kosove, eshte e cuditshme dhe jo patriotike.Jo nje, pro edhe 100 baza te na kerkojne amerikanet, duhet tia ofrojme me gezim,se vetem cimentohet siguria jone,dhe forcohet aleanca jone. Edhe aty ku gazetari thote, amerikanet kane pasur bazen e Bonstillit ne Kosove( meqe ra fjala e kane hala dhe e pacshin edhe nja 100 vite),dhe ky vend ka shkaur keq e me keq. E para ky vend (Kosova) nuk ka shkuar keq e me keq, por nuk mund te behej mrekulli pas vetem 10 vite pavaresi dhe pas gjithe asaj lufte te panderprere qe Serbia dhe serbet bejne ndaj Kosoves. E dyta , kjo baze nuk eshte arsyesja pse Kosova nuk ka vajtur aq mire, perkundrazi pa kete baze Kosova do ishte sulmuar nga serbia dhe ndare deri tani me kohe. Keshtu qe kjo baze ne Kucove te na lumturoje, te na jape mend dhe te investojme ne ushtri sepse te sigurte 100% jemi vetem kur jemi ne gjendje edhe vete, pa ndihmen e aleateve, ti bejme balle ndonje fqinji tone.Dhe nuk eshte e pamundur te pakten nje shtet si Serbia mos ta kemi frike, Mjafton disa avion(qe shpresoj me kete baze behemi edhe me avion) dhe transformimi i FSK ne ushtri, gje qe do te ndodh shume shpejte,Kaq pak mjafton dhe Serbia nuk do te lehi me.Prandaj baza duhet te jete e mirepritur dhe te jete vetem fillimi i ndryshimit te madh.Ne Ballkan duhet te dominojne dhe te udheheqin shqiptaret, sic kemi bere ne kohen e ilireve, e kjo ndodh vetem nqs bejme ushtri te forte

  6. Ha ha ha ha ….. Uroj qe ki shqiptari me siper te jete megjithmend nga Kosova … toskerishten e thaka fare ….

    1. Komenti me palidhje qe kam pa. E po te isha tosk ku eshte problemi? Pastaj edhe ti mund te jesh geg por flitke toskerisht (gjuhen standarde),keshtu qe pse cuditesh?

        1. Kush t’kerkoi mendim o koke-bole. Dil me emrin e kombesine e vertete e pastaj hajde mundohu te komentosh.

  7. O palo gazetar,
    Mire na e sqarove kete punen qe baza e pare e Natos ketu n’a qenka thjesht nje baze me shume e nuk ndryshoka gje – te drejte ke, nje me shume se zero, nje ben. Po kjo mbyllja e artikullit nuk merret vesh nga doli. Ku i gjete more arsyet per te protestuar se tek kjo qe ke shkruar nuk ka asnje ? Apo pa arsye eshte thjesht nje me pak se me arsye – nje muhabet sipas mendjes sende, kot sa te gjesh, rendesi ka te dalesh te protestosh…

  8. O Lapsi Shqiperia u fut ne Nato ne 2009 dhe artikulli ku sulmohet nje vend i Natos nuk esht 4 por 5 o kalem vk

    1. 🙂 nje me shume a me pak nje muhabet eshte per Shkullakun (ne eshte ai) – e paska marre ca me mik aritmetiken e fillores..

    2. Bravo i pa emer! Eshte neni 5 jo neni 4 i Traktatit te Atlantikut te Veriut, qe trajton mbrojtjen kilektive sipas parimit po sulmove 1 vend te NATO-s je automatikisht ne lufte me tere vendet anetare! Keshtu eshte kur shkrusn hartim jo artikull serioz!!!

  9. Sa prekese te shohesh komunistet e rinj te entuziasmohen nga hapja e bazes ushtarake ne Shqiperi! E te mendosh qe baballaret e tyre, komunistet e vjeter, dikur thonin qe “imperializmi amerikan eshte i rrezikshem edhe po te kishte vetem 1 dhemb ne goje”.

    1. shume drejte shoku……po ja qe keshtu na dolli qo pune komunistet me hameriken na paskan qene….hahaha…

  10. Me ne krye ariK shkoni terhiqni bakshishet te Zeni ka filluar shperndarja.pulat qe hane Mut per dite flasin per NATO I meson sali si te kakarisin.

  11. Më interesantja në këtë “polemikë” për bazën ajrore të NATO-s në Kuçove, është “lajmi” se paska shkuar Xhaçka në SHBA e ja paska mbushur mendjen gjeneralëve të Pentagonit, se socialistët shqiptarë nuk rojnë dot pa NATO.
    O Zot çfarë hipokrizie !
    Po e lemë mënjanë faktin se për 45 vjet me rradhë, shteti diktatorial komunist enverist, vrau e persekutoi me mijra shqiptare, vetëm me akuzën si “agjentë të imperializmit amerikan”.
    Por a nuk ishin po votuesit e PS ata që dogjën flamurin e NATO-s kur Shqipëria u pranua në këtë organizatë ?
    Prallat “patriotike” për sovranitet, për vendet që janë pjesë e NATO-s, veçanërisht për një vend të vogël si Shqipëria, janë folklorike.
    Duhet të kemi parasysh edhe faktin se edhe në shtetin që de fakto ka udhëheqjen e NATO-s, SHBA, ndryshojnë politikat në vartësi edhe të presidentëve.
    Presidenti Trump ka një konceptim të ri për NATO-n.
    Ai nuk e sheh më këtë organizatë vetëm si një favor për shtetet pjesmarëse, por edhe si detyrim edhe me kontribute të barabarta politike e financiare ndaj saj.
    NATO u krijua si një aleancë politiko-ushtarake e Atllantikut, si një mburojë mbrojtëse ndaj perandorisë komuniste, pasi ishte mposhtur perandoria nazisto-fashiste në Luftën e dytë botërore.
    Ka pasur e ka shtete antare të NATO-s të qeverisura nga parti “të majta” që i mbajnë sytë akoma tek Rusia, por asnjë nga këto shtete nuk ka guxuar që të dalë hapur kundër vendimeve të saj.
    Vërtetë e besoni prallën se shkoi me inisiativën e saj ministrja Xhaçka e Ramës dhe i kërkoi SHBA që të ndërtojë një bazë ajrore në Kuçovë ?
    Por a nuk ishte kryeministri shqiptar, i një vendi antar të NATO-s që shkoi të hapë palo ekspozitat e tij të pikturës në SHBA e në mediat amerikane lëshoi bombat e deklaratave se Trump ishte e keqja e botës ?
    Jo vetëm në vendet demokratike perëndimore me sistem presidencial, por edhe në vendet me sistem parlamentar, presidenti konsiderohet si komandant i përgjithshëm i ushtrisë.
    E kemi të freskët konfliktin me diktatorin komunist të Koresë së Veriut, shkurtabiqin si top futbolli Kim Jong, që mburej se kishte në dorë të “shuante” me armët e tij bërthamore gjithë SHBA.
    Vetëm duke ja dhënë përgjigjen me gjuhën që kuptojnë kësisoj sharllatanësh, Trump deklaroi se me detyrën si president i SHBA, e ka në “dorë” butonin, që mbrenda disa orësh ta fshinte nga harta këtë shtet komunist aziatik.
    U shfry topi shkurtabiq i futbollit, e vrapoi ti premtojë presidentit Trump se do ti shkatërojë të gjithë armët bërthamore. Nuk u nxitua SHBA edhe pas kësaj që t’ja heqë sanksionet Koresë së Veriut dhe ja ka bërë të kjartë Kim Jongut, se ato sanksione do të hiqen, vetëm kur NATO të bindet se në Korenë e Veriut nuk ka më asnjë armë bërthanore apo raketa me reze të gjatë veprimi.
    Po e njejta histori ka ndodhur edhe me dy metroshin tonë kryeministër “socialist”
    Ndryshimi është se ndryshe nga Koreja, Shqipëria është vend antar i NATO, e nuk është dy metroshi socialist Rama, që të vendosë se ku do ti ndërtojë NATO bazat e saj e ku do ti shpenzojë milionat e eurove.

  12. Po ai arrestimi i padrejte qe iu be nje oficeri te larte te bazes Kucove pak kohe me pare kur ishte ministre mbrojtje ajo komeshtremta kodhelja, a ka na i lidhje me kete mugabetin e sotem ….?! Jo se edhe kaq bukur bukur kjo histori nuku duket.

  13. S’ka dyshim qe rama si edhe te tere te tjeret qe nga enverhoxha jane veteofruar, e para sepse je vend I Vogel,
    e dyta se keta jane kriminele te babezitur per pushtet, perfshi pasuri,
    e provume qe e nxjerrin Shqioerine si Prostitute me 1 euro vetem per te qendru ne pushtet, e bejne FERr ket vend te bekum (fusin plehrat radioaktive, LHL, muxhahedine etjetj, bejne ‘partneritete’ per Gerdec, per t’i nxjerre qelbin e Zi tokes per te grabit barbarisht naften, kromin, arin, bitumin… Etj etj
    Naturisht Partneret e medhenj perfitijne kur gjejne!! Gabim, por perfundimi eshte qe prej 80 vitesh e kane bere Shqiperine Qenef I Europes. FERr- Kuplara.)
    Vo Edhe Per bazen ne M.Zi ne Tivar kush pagoi me token?.
    Ja pse duhej me bo ‘demarkacionin’ me M.Zi dmth dhurimi I Bjeshkes shqiptarie MZi , ja ku doli pse: qe ky te pranoje te ngrihet baza amerikane ne Tivar.
    Harxhet I paguan si gjithnje Shqiperia.
    Ka thone qy Bismarku: Shqiperia?.
    Shprehje GJEOGRAFike, seeeepse shqipot jane me bisht qe s’dine me bo shtet!!

    Zot me ruj nga Miku se nga armiku ruhem vete!!

    Gjsesi Amerika, me gjithe gafat qe ka bere me Shqiperine, mbetet aleati strategjik. Shpresojme te kete zone mend nga gabimet (qe ‘Partneriteti’ nuk mund te ece ne formulen:
    Skllavopronar- skllav.
    Dhe Parite te jene si tash 8 dekada ‘BijKurvash’– llumi perverso-kriminal me i ndyre
    (qe te realizohet ky partneriteti krejt I demshem edhe per Padronin.
    Historia tregon per rendin Skllavoprinar….)

    Nje korregjim bushat,
    thu: për ngritjen e bazës së Kuçovës ka po aq arsye për t’u gëzuar sa mund të kishte
    ….për të protestuar. !!!!
    Per te protestu ne kuptimin qe thashe: per te kerku ‘partneritet’, qe dtth se pari PARI te paster qe te mbroje interesat e kombetare.
    Shqiptaret jane aq inteligjente po edhe e kane vuajtur ne kurrizi per 80 vjet se me
    PaRtneritetin me PARI kriminale I thone Tirani ne Shqiperi- Koloni nga MIKU Partneri, eshte partneriteti: Tutor- Prostitute.

    V.o
    1.Paria e sotme na dergon … pershendetje nga vendet e mahniteshme ku po pushojne, po thone ina me pushime, nuk merremi me pune te celim gojen per rrufene qe leshoi (pordha virusale) thaq!!!
    – ne emer te Piktorit, vuqiqit, lulit, metes, monws, sorosit, rusise.
    Baau! thaci sa filloi Pushimi, vapa, serbi vuu! te shpallte mitrovicen te pavarur!!!!….
    Shpejt te bashkohemi ta bejme fakt te krym!. Ina inteligjentat….
    Inteligjentat e Shqipnise – po notojne, eksplorojne doradores….
    Uhuhuh

    Na dul nji nure e nji qose na malaksen me kolonje hihihihihihi (qosja besoj e ka sherbimin e fundit si agjent I Serbise).

    Fshati le te digjet- NA Ina tu u kref!!!
    Lajmi u mire eshte qe nuk po digjet fshati!!!!
    Iu percellun ne dore… leshrat
    (Pordhacve qe u keshillun te bojne gara noti Jo tave me njala, se vaape, percellohesh…)

    Pershendetje nga Tirona.

  14. Nji gjo e pa pame ka ndodh:
    Ka myll lehjet cjerrese
    ertv, dy LAL Mortjet edvEr, na kane lon rehat nga syte e veshet,
    qe prej puçit ‘thaq’….

    Vuup! me Zjarrhedhes
    thaqi trim, matogruda me top,
    Ueeee …. percellosi edvEr Zhganin,
    Yyyyyfffff

  15. Ka inteligjenta te perbashkum
    – Zhgani i LIGeMORTjes

    Pooooooooooor
    Jane ene gjeniale -Gardianet e Se Mires, LIRise,
    tha Zoti.

  16. Bert, fatkeqësisht shume popull arK jemi , ndryshe nuk do benin te huajt cfare ju don palla …
    Nejse mo ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *