• |
ide | kryesore

Aksident rrugor në aksin rrugor Fier-Roskovec, ndërron jetë në spital 48-vjeçari

Lajme, Të fundit
aksident-trafiku-n-euml-rrug-euml-n-klin-euml-pej-euml-humb-jet-euml-n-nj-euml-person-hd-780x439.jpg



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Roskovec. Teksa drejtonte kamionin tip “Benz”, shtetasi Festim Toska, 43 vjeç, banues në Roskovec, ka aksidentuar 48-vjeçarin Etmond Dine.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Zharrëz. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier 43-vjeçarin Toska. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *