Sali Berisha deklaroi se në vitin 1991, regjimi komunist donte të vriste atë dhe presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Berisha në një intervistë për RTV Dukagjinin, u shpreh se ishte dhënë urdhër për vrasjen e tij dhe të Rugovës nga regjimi i kohës.
Kjo, pasi Ibrahim Rugova kishte refuzuar të vendoste buqeta me lule në varrin e Enver Hoxhës.
Pjesë nga intervista:
Ermal Panduri: Keni shkruar në facebook se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?
Sali Berisha: Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.
Ermal Panduri: A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves?
Sali Berisha: Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.
Ermal Panduri: Zotri Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotri Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?
Sali Berisha: Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.
Per ty kishte urdher per te ruajtur te kishin dhene dhe pardesyne e bardhe qe te dallonin nga te tjeret,ti mer kodosh ishe nen kujdesin e Byrose politike ne ne krye Ramiz Aline more Pusht.
berisha eshte burre shteti . laperat xheloze e kelyshet e enverit e te rames le te lehin se per ket paguhen
Hahahahaha ca shemtire e. Deformuar
Do vrisnin ty eeeee o te qifsha ropt ata me zi te gjeten qe te vun aty ty, more mallkim i shqipers
Eshte e vertete . Ka qene kapteri i motoristeve dhe disa ushtare qe u nisen ti vrisnin. Pasi u bllokuan te gjitha sherbimet u zebendesuan nga ushtaret me oficere te batalionit 4.