• |
ide | kryesore

Biznesmeni shqiptar dënohet me 4 vite burg, tregtonte kokainë në Itali

Lajme, Të fundit
kokaine me qese.jpg



Nga aktiviteti në një qendër bukurie, tek prangat. Biznesmeni shqiptar në Itali është dënuar nga gjykata e Riminit me 4 vite burg për trafik droge.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 48-vjeçarin Aleksandër Zotaj, ish-pronar i një qendre bukurie, ndërkohë që vijon të jetë ende ortak në këtë biznes.

“Libertas”, shkruan se shqiptari ishte arrestuar në fund të qershorit, teksa dilte nga makina, ndërsa në cilësinë e provës iu sekuestruan 56 gram kokainë, e cila rezultonte 80% e pastër.

Shqiptari u akuzua për tregtim kokaine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *