• |
ide | kryesore

Denoncimi te Berisha: Kryetari i PS në Elbasan më rrëmbeu vajzën dhe ma çoi prostitutë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetare dixhitale, ku ky i fundit denoncon kryetarin e PS në Elbasan, për lagjen ‘Visarion Xhuvani’ Durim Koçin. Sipas nënës nga Elbasani, Koçi i ka rrëmbyer vajzën, dhe bashkë me dy shoqet e saj ka përfunduar prostitutë në Gjermani.

Denoncuesja i shkruan Berishës se pavarësisht faktit që ka denoncuar këtë rast në polici, pasi vajza rezulton e zhdukur prej 8 muajsh, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letrën e një nene qe narkokryetari i ka e rrëmbyer vajzën. sb

Doktor ju përshëndes! Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht! Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju. Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:

I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan. Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 muajsh ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani. Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.” – shkruan Berisha.



3 Comments

  1. Rasti perben nje precedent flagrant te denueshem ligjor. Nese eshte e vertete perse nuk e denancon por leh si zagar qe te ndersen cilido mashtrues!?
    Ndonese jane te panumerta rastet kur lajmet e atyre qe tallin bythen me ty na i servir si te verteta, ti nuk ndalon se publikuari.
    Tashme ne rastin me te mire ose je idiot, ose je nje lloj specje aq e ndyre sa qe sakrifikon gjithcka per te mbijetuar ne llumin ku jeton.

  2. Politikan I larte ligjet I di dergoje ne sistemin drejtesise qe e ke ngritur vete ne qoftese eshte e vertet,por dyshoj se denoncuesja shkon ne polici me poshte kerkon anonim hajde kuptoje kete kodosh politikani rrace muti malok I pa bese.te dhjefsha aktoret e teatrit para ketij hollivudiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *