• |
ide | kryesore

Eksperti amerikan: Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës

Lajme, Të fundit



Eksperti amerikan David L. Phillips, në një intervistë për ‘Deutche Welle’, ka deklaruar se është kundër një ndarjeje etnike të kufijve të Kosovës, ndërsa ka shtuar se Serbia thjesht po zvarrit zgjidhjet.

“Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian.

Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet.

Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë.”, tha eksperti amerikan.

Në këtë intervistë, Phillips ka shtuar se Kosova nuk do të kalojë territore te Serbia, ndërsa është dakord për marrjen e territoreve shqiptare në Preshevë.

“Territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë janë zënë me forcë dhe me spastrim etnik. Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Nuk do të marrë pjesë në bisedime për të bërë legalizimin e kalimit të këtyre territoreve Serbisë. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve”, tha eksperti amerikan.

Sipas Phillips, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje.



1 Comment

  1. Budalleqe me brire..
    Si dikur ,Internacionalizmi Proletar kunder Imperializmit..!
    Sot Analiste te Gjitha Vendeve Bashkohuni kunder Rusise…!
    “Sjam dakord te jepen territore Serbise por jam dakord ti merren Serbise territore..”!Ha ha ha ha haa!
    Por skeni faj ju…
    Per afro 70 vjet na keni shitur nje” Old Romantic Movie” qe quhet Demokraci..
    Nuk ekziston…!
    Eshte si fustani i ri i nje prostitute,nuk ia mbulon dot plaget…
    Demokracia,ky presh qe na beri te gjitheve te fluturojme,ashtu si te Drejtat e Njeriut,ashtu si Sovraniteti e Vetvendosja ,si Shteti Ligjor e Pavarsia e Pushteteve jane rrena…
    Asgje nuk ndryshon,interesi,perfitimi ,mashtrimi dhe dhuna jane baza e politikes kudo ne Bote…
    Eh shtuar ketu edhe diçka…
    Asnje regjim ,sado sadist e pervers te kete qene ,nuk nisej asnjehere nga premisa se populli,shumica, jane Idiote!
    Kete premise e ka ne nisje te logjikes te vet Demokracia…!
    Kjo eshte fare e qarte nga loja e Medias ne kete sistem..
    Nuk e di nese kemi qene idiote apo jo dikur..
    Sot figurojme Idiote zyrtarisht…
    Me letra te rregullta idioti dmth….
    Nuk mund te botosh vetem ato shkrime qe shkojne per shtat histerise tende nacionaliste..
    Mjaft me me genjeshtra per nje popull trim( per te vrare vellane pas ferre), punetor( per prostitucion,arme,droge dhe killer) dhe liridashes( liri te mos zbatosh asnje ligj ,asnje rregull,asnje norme fare fare..)!
    Mjaft me me genjeshtrat per nje popull qe ka luftuar kunder Osmaneve per 500 vjet( ka luftuar per Osmanet 500 vjet,madje ka qare me lot kur ia imponuan shpalljen e Pavarsise me 1912)!
    Boll me me genjeshtra per nje popull atdhedashes( o burra te gjithe ne Amerike e Gjermani)!
    Mjaft me me dashurine e shtire per Kosove e Maqedoni( kur nuk do nene,babe ,grua dhe femije ,vella e moter kush pyet per djalin e kusheririt te peste?)!
    Mjaft me me rrenat per “popullin Perendimor shqiptar”( shiko ferexhete,burkat dhe mjekrrat e shqiptareve ” te lire ” sot)!
    Mjaft me me pretendime per tokat e Kosovareve e Çameve( jepi toket te zotit te saj ne Shqiperi pastaj ha mut nder komshij)
    Mjaft me me Shtetin Sovran Shqiptar( Fuqite e Medha kane bere,po bejne dhe do te bejne çu do trapi me Shtetin dhe Kombin inekzistent shqiptar)!
    Mjaft !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *