Zjarri që ka përfshirë Kaliforninë është i madhi në historinë e këtij shteti amerikan. Flakët e zjarrit kanë shkatërruar një sipërfaqe prej 1,145.26 kilometra katrorë ose një zonë më të madhe se ajo e Nju Jorkut.
Zjarri po favorizohet të përhapet edhe nga erërat e qëndrueshme dhe temperaturat që vijojnë të jenë të larta.
Ndërkohë në Qarkun Shasta, një zjarr tjetër i quajtur “Carr Fire” deri më tani i ka marrë jetën 7 personave, ndërsa janë shkaktuar shumë dëme materiale.
Sipas presidentit Donald Trump, i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kalifroni, një zjarr i këtyre përmasave është shkaktuar nga ligjet mjedisore të shtetit.
