• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi nuk ndalet, propozon referendum për shkëmbim territoresh me Serbinë

Lajme, Të fundit



Presidenti Hashim Thaçi ka  reaguar sërish pas deklaratë së kryeministrit Haradinaj se kufijtë e Kosovës mund të ndryshojnë vetëm me luftë. Thaçi thotë se ai nuk po mendon ndarjen e Kosovës por bashkimin me Luginën, ndërsa për këtë thotë se duhet të pyetët edhe populli.Thaci ka shkruar se nga kundërshtimet që po merr për propozimin e ‘korrigjimit të kufijve’, që sipas tij, nuk ka të bëjë me shkëmbim territoresh, nuk mbetet rrugë tjetër pos referendumit. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet.



2 Comments

  1. Kercen Prifti nga belaja!

    Thaci ka zgjedhe te boj shejtan- budallane !
    Po siiikur o inteligjenti thaq te na udheheqesh te bojme
    Nji referendum kshu:
    I doni O shqiptare apo Jo
    tokat shqiptare ne 4 vilajetet qe na I kane marre?
    Poooooo,
    Si thu thaq? He se te ndih ene qosja.

    Ja u bo referendosja o thaq Kllounziu.
    Ku do ta çosh at karten ?!

    Po punoj per ……referendumin, thote.
    Puno, puno o thaq!!!
    Knej kane shku me pushime po t’bojn sehir…Presin naj xhevap nga Alexander the Great!

  2. hashim pangjari e ram magari as nji stall derrash nuk ta bejn si duhet e lere shtet.keta per hajni ,kriminel,vrases,trafikant ja kalojn me deputetet e tyre edhe burgut me me nam per kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *