• |
ide | kryesore

Johnny Depp,jo më pjesë e ‘Piratët e Karaibeve’

Paparazzi, Slider



Duket se ylli i Hollywood-it Johnny Depp nuk po kalon periudhën e tij më të mirë dhe kinemaja në një farë mënyre po i kthen shpinën. Thashethemet e fundit në fakt tregojnë se “Disney” po punon për të sjellë serinë e gjashtë të sagës “Piratët e Karaibeve”, por që po flitet se Depp nuk do të jetë pjesë. Sikur mos të mjaftone kjo, “Global Road Entertainment” ka anuluar publikimin e filmit “City of Lies” në të cilin merrte pjesë edhe Depp si protagonist dhe ishte planifikuar për të dalë në datën 7 shtator. Kjo sepse thuhet që Depp ka goditur një anëtar të stafit të xhirimit.

Një kapitull i gjashtë i “Piratëve të Karaibeve” pa Depp në rolin e kapitenit do të ishte diçka destabilizuese edhe për vetë filmin dhe shokuese për fansat e vjetër. Megjithatë, situatat e ndërlikuara të aktorit nuk e kanë ndihmuar reputacionin e tij dhe  bëhet fjalë për ato financiare. Po ashtu, edhe problemet personale duke përfshirë akuzat për dhunë nga ish-bashkësortja e tij Amber Heard kanë bërë të vetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *