• |
ide | kryesore

Justin Bieber tregon planin për martesë

Paparazzi, Slider



Të dielën teksa ishte në qytetin e New York-ut me të fejuarën e tij,  këngëtari u pyet nga paparazët çfarë planesh muzikore kishte për të ardhmen pas lançimit të projektit të tij më të fundit me Dj Khaled të quajtur “No Brainer”. Ai nuk hezitoi shumë për një përgjigje dhe tha se “Martesa është gjëja e parë në axhendën time”.

Jo vetëm që kjo ishte hera e parë që Bieber e pranon para kameras se Haily do të jetë nusja e tij e ardhshme, por tregon dhe se kanadezi ka lënë çdo gjë tjetër mënjanë e mendon vetëm për planet me të. Madje dhe futja në chartet muzikore duket se nuk është aq e rëndësishme sa martesa.

Historia tashmë dihet, Justin i propozoi Hailey pak kohë më parë në Bahamas,  ajo tha po dhe që atëherë duket se nuk e heq nga gishti i saj unazën e fejesën që mendohet të vlejë rreth $500,000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *