• |
ide | kryesore

Kjo është arsyeja e refuzimit të United të shumës 112 milionë euro për Pogba

Sport



Merkato angleze është drejt mbylljes (të enjten në orën 18), por Manchester United nuk lejon të ketë surpriza në fund, ndaj dhe ka bërë lëvizjen e tij duke blinduar përfundimisht Paul Pogba. Nuk do të ketë asnjë shitje të jashtëzaskonshme të minutës së fundit tek Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, United e konsideron të pashitshëm francezin, me José Mourinho që ka refuzuar të negociaojë të gjithë opsionet e transferimit të mesfushorit.

Klubi katalanas e konsideron tashmë të dështuar tratativën, edhe pse mban hapur një fije shprese deri të enjten. Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, tregon për ‘Sport’, se ishte ai që u përpoq ta bindte United të shiste Pogba tek Barca, duke qenë se ishte edhe dëshira e francezit të kthehej të luante në mesfushë me Vidal, si në kohët e Juventus. E pavarësisht kontradiktave të menduara me teknikun portugez, vetë Mourinho ka vënë veton kundër shitjes së Pogba, duke e konsideruar qendrën e projektit të tij, “që është gjithashtu edhe e njëjta gjë që kërkonte Valverde – shkruan ‘Sport’ – ti japë celësat e mesfushës katalanase”.

Të hënën Mino Raiola ishte në Manchester për ti prezantuar United ofertën e Barcellonës: 45 milionë euro plùs kartonat e Yerry Mina e André Gomes, për një vlerësim total prej 112 milionë euro. Propozim i rëndësishëm por që nuk mjaftoi për të blerë Pogba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *