• |
ide | kryesore

“Korrigjimi i kufijve” paralajmërohen protesta në Kosovë kundër Thaçit

Lajme, Të fundit

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, kanë thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka kredibilitet të flasë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, pasi i njëjti sipas tyre ka ndryshuar kufirin me Malin e Zi me ç’rast Kosova ka humbur territor.

Deputetja Haxhiu ka thënë se Thaçi duhet të ndalet që të mos vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se sipas saj një gjë e tillë mund të bëhet përmes protestave.


“Hashim Thaçi nuk duhet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ai nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës por as nga populli. Thaçi është figurë përçarëse. Prandaj duke parë situatën aktuale, ne besojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë mobilizim gjithëpopullor. Edhe për ta ndalur Thaçin por edhe për t’i ndalur dëmet po na vijnë nga ky person. Prandaj këtu nuk përjashtohen protesta as format tjera që mund t’i bëjmë brenda Kuvendit të Kosovës” tha deputetja Haxhiu.

Kurse deputetja tjetër Arbërie Nagavci, ka thënë se është e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të krijohet qeveri e re.

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Kosova po ashtu ka nevojë për një president të ri që nuk frikësohet nga gjykatat dhe që bashkëndjen me qytetarët”, është shprehur ajo.(rel)

2 Comments

  1. Nuk do kete shkembim territori.kete edhe serbet e dine, se jo me Thaci, por demin qe i shkaktoi interesit te Kosoves deklarimi per shkembim territoresh eshte i madh dhe per kete Thaci sdo te falet kurre. Kete temen e shkembimit te territoreve Thaci e beri vetem qe te frikesoi popullin,dhe neser kur te arrihet marreveshja perfundimtare, te dal si hero, si shpetues i ndarjes se Veriut. Por qellimi final eshte Asosacioni i Komunave serbe ,me kompetenca te medha. qe do te ishte nje dem shume i madh sidomos nqs serbet marrin disa kompetenca qe duan.Kete do firmosi tradhetari,i detyruar dhe i shantazhuar, dhe ne te fokusohemi qe tani, jo me vone, kunder Asosacionit te marreveshjes 2015,sepse me protestat tona e ndalojme para se te firmosi, si dhe i bejme te ditur atij dhe nderkombetareve qe lojen e shkembimeve te territoreve nuk e kemi henger por po kundershtojme planin tend final,qe per fat te keq ehte edhe plan i shteteve aleate.

  2. JO VETEM THACI QE TAKON ME SHPESHE VUCIC SE SE HARADINAJNE DHE TE TJER NE KOSOV PO TE NJETEN GJE BENE DHE EDI RAMA ME SHPESH KA TAKUAR DHE KA FOLURE MIRE DHE SHUME MIRE PULIKISHT PER VUCIC SE LULZIM BASHEN KETA DHE TE TJERE UDHEHEQES QE BEJNE PRESION ME LUFT NE BALLKAN SE E KEMI NE SIGURESEN E LUFTES ME KRYE NEGOCIATORIN E KETYRE PLANEVE ALEKSANDER SOROS ME FAMILJEN E TIJ DUHET TE SHPALLEN NEN GRATA KJO SHOQAT. I,L,G,B,I,S,D,S, DHE KU TA DI UNE CFAR SHQATE PER SHKATERRIMIN E FAMILJES KOMBIT ATEDHEUT ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.