• |
ide | kryesore

Mbyllet faza e parë e Vetingut, 21 të shkarkuar dhe 13 të dorëhequr

Lajme, Të fundit



Vetingu ka mbyllur fazën e parë të tij, kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve që kandidojnë për organet drejtuese të sistemit të ri gjyqësor. Për tre muaj janë kontrolluar pasuritë e 48 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga të cilat 21 janë shkarkuar nga detyra, ndërsa 27 të tjerë janë konfirmuar. Për 13 të tjerë vetingu është ndërprerë për shkak të dorëheqjeve nga sistemi.

Si pasojë vendi ka mbetur pa gjykatë kushtetuese dhe pa gjykatë të lartë, duke lënë pezull mijëra dosje, për të cilat nuk mund të merret vendim. Por ditën e sotme, organet e vetingut kanë nisur pushimet. Njoftohet se seanca e radhës do të jetë në 3 shtator.

Në veting do të kalojnë mbi 800 gjyqtarë dhe prokurorë dhe procesi pritet të zgjasë 5 vjet.



2 Comments

  1. nga nje krah thone se jemi pa gjykata nga krahu tjeter mbyllet gjithcka dhe me pushime …. po drejtesine kush do e bej Shullazi …?!

  2. Keta 27 qe kaluan jane 1000 me pis se keta 21 qe nuk kaluan . Dhe tani ngrohje bythe .Gjoja vetingu eshte i rendesise se veçante , keta ngrofin bythen ne diell .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *