• |
ide | kryesore

Nga nesër nis vapa përvëluese, temperaturat do kapin 39 gradë celcius

Lajme, Të fundit



Kulmi i vapës do të jetë nga e mërkurëa deri ditën e premte njoftojnë shërbimet meteorologjike. Meteoalb thotë se termometri do të shënojë 39 gradë celcius në nivelet maksimale, ndërsa mesatarja do të jetë nga 31 deri në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi i temperaturës do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë).

Ulja e temperaturave pritet të jetë pas fundjavës, ulje që do të vazhdojë për 5 apo 6 ditë, ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *