• |
ide | kryesore

Nishani: Propozimi për ndryshim të kufijve të Kosovës sjell destabilitet, pasiguri dhe nxitje konflikti

Lajme, Të fundit

Ish-presidenti Bujar Nishani e shikon propozimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbime territoresh me Serbinë si një propozim të vjetër serb dhe të rrezikshëm për të gjithë rajonin.


“Destabilitet, pasiguri dhe nxitje të konfliktit”,- kështu e shikon Bujar Nishani propozimin e Hashim Thaçit.


Gjatë një interviste për Report Tv, Nishani theksoi se “Çdo tendencë apo tentativë për të krijuar një model të rivendikimit të territoreve dhe kufijve të njohur ndërkombëtarisht pas shpërbërje të ish Jugosllavisë midis Kosovës dhe Serbisë, padyshim kthehet në një problem përplasjes rajonale”. 

Vendimin e NATO-s për ta kthyer e një bazë të sajën ish-aeroportin e Kuçovës Bujar Nishani e shikon ngushtësisht të lidhur me stabilitetin e Ballkanit po ashtu edhe si një përgjigje për super bazën ushtarake që ka ndërtuar Serbia në NISH.

Për procesin e deritanishëm të vettingut, Bujar Nishani shprehet se është duke u zhvilluar me standarde të dyfishta dhe se kriza ku është futur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë ka të bëjë me nxitimin e politikës shqiptare dhe të ndërkombëtarëve për të pasur me doemos një reformë në drejtësi.

Bujar Nishani parashikon se do të kemi një sezon të ri politik të tensionuar në Shtator pasi opozitës po i mbyllen hapësirat po ashtu edhe si pasojë e kapjes së sistemit të drejtësisë.

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu