• |
ide | kryesore

PD akuza qeverisë: Rama biznes me të korruptuar, do ua kthejmë shqiptarëve paratë e vjedhura

Lajme, Të fundit



Edhe ditën e sotme Partia Demokratike ka sulmuar qeverinë Rama për koncesionet e partneritetit publik-privat. Në një dalje publike nga selia e PD-së deputeti Agron Shehaj tha se kryeministri Edi Rama është partner biznesi me të korruptuar.

Po ashtu ai tha se nuk bëhet Shqipëria me politikanë të pandershëm, ndërsa shtoi se sapo të vijë PD në pushtet, do të anulojë koncesionet që janë bërë nga kjo qeveri.

Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturës, për partneritet, pasi thela bëhet më e madhe. Nga 200 partneritetet që ka bërë qeveria Rama, nuk janë bërë me kompani europiane. Pasi vetëm ata i sjellin një pjesë të parave Ramës. Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vlima Manushin? Sa i kthen qeverisë? Nuk bëhet Shqipëria me ministra të etur për pushtet. Anulimi i koncensioneve do të jetë hapi i parë që do të marrë PD kur të vijë në pushtet. Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje. Askush nuk duhet të mendojë se mund të vjedh shqiptarët se kontratat e PPP-ve korruptive. Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme që të mbrojë paratë e shqiptarëve”, – tha Agron Shehaj.

 



3 Comments

  1. 16 vjet ne qe veri u patem, dhe e perjetuam se kush ishit dhe jeni.
    Ju ishit korruptuesit me te medhej qe shqiperia ka njohur, ju grabitet pasurine e popullit dhe te shtetit, ju futet shqiperine ne lufte civile 97″, ju prishet mentalitetin e qenjes qytetare i ndershem duke dhene diplloma shkollash pa shku asnje dite ne shkolle, duke mos paguar drita, uje etj. vetem per votat e popullit qe ju te qendronit ne pushtet e te mbushnit xhepat, ju shkaterruat drejtesine, ligjin me ata prokurorat qe u pastonin ju qeveritarevet bajkat…etj…
    Pra nuk kane fund skandalet e juaja, Tani zhdukuni se shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje te hecin perpara..

  2. Seç ka nje rrezatim fisnik,ndryshe nga gjith te tjeret,Z.Agron Shehaj.
    Do doja ta shihja Kryeminister.Nga qe eshte biznesmen i suksesshem,
    besoj se do sjelli fryme te re ne ekonomi dhe politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *