• |
ide | kryesore

Problemet me pasurinë, dyshimet pse u ankimua vendimi për Xhezair Zaganjorin

Lajme, Të fundit



Kërkesa për ta ankimuar konfirmimin në detyrë të Xhezair Zaganjorit nga ekspertët e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk erdhi e arsyetuar. Por sipas ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka afat 30 ditë, për t’ia njoftuar me shkrim Komisionerëve Publikë, të cilët nga ana e tyre kanë 15 ditë kohë, për të vendosur nëse do të bëjnë ose jo ankimim.

Nuk dihet ende arsyeja për të cilën ONM-ja ka sugjeruar ankimimin e vendimit, por gjatë një hetimi të thelluar Komisioni i Pavarur gjeti një seri problemesh në pasurinë e Zaganjorit.

“Sipas relacionit të bërë publik, kryetari i Gjykatës së Lartë rezultonte të kishte bërë deklarata të pasakta, të pamjaftueshme dhe fiktive si dhe kishte mungesë të burimeve financiare, lidhur me një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan. Të gjitha në një godinë të vetme, që sipas zotit Zaganjori nuk ishin blerë, por ishin ndërtuar në një truall të trashëguar nga familja e bashkëshortes. Ndaj tij megjithatë, Komisioni ngriti pretendimin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit për qeratë e perfituara, apo dhe se kishte mospërputhje për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, të deklaruara më të ulta se sa kishin rezultuar nga verifikimet e bëra nga vetë Komisioni.

Zoti Zaganjori, i cili përvec të ardhurave nga pagat mujore dhe qeratë, ka deklaruar dhe përfitime të larta financiare nga puna pranë një instituti në Gjermani, deklaroi se i kishte ofruar komisionit afër 40 faqe me shpjegime dhe dokumenta, për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë procesit, në fund të të cilit ai u konfirmua nga KPK” shkruan Zëri i Amerikës, që paralelizon rastin e Bashkim Dedjas, kreut të Gjykatës Kushtetuese me atë të Zaganjorit.



1 Comment

  1. Shmangia e taksave nga shteti ose e thene ndryshe Evazioni Fiskal eshte i denueshem, per evazion fiskal denohesh penalisht………. Perse duhet te gjykoje nje njeri qe shkel vete ligjet? a mund te quhet figure e paster nje gjyqtar qe shkel vete ligjet e shtetit?! ……

    LIGJ
    Nr.9920, datë 19.5.2008
    PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1

    Neni 131
    Veprat penale

    Personi, i cili, për çdo tatim të vendosur nga një ligj tatimor, kryen ndonjërën nga veprat që
    vijojnë, dënohet në përputhje me Kodin Penal kur:
    a) me dashje përpiqet të kryejë evazion tatimor;
    c) me dashje fsheh ose shkatërron libra dhe regjistrime, dokumente, deklarata apo informacion
    tjetër të rëndësishëm për detyrimin tatimor;
    ç) me dashje dorëzon dokumente, deklarata tatimore ose informacion të falsifikuar;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *