• |
ide | kryesore

Real provokon Inter, e vesh Modric me fanellën e re

Sport



“Jemi të gjithë të lumtur që jemi tek Real Madrid”. E ka thënë më shumë se një herë, Julen Lopetegui, në lidhje me situatën e Luka Modric e rebelit të fundit, Mateo Kovacic. Tekniku i ri i Real, kërkon të ulë tensionin nga Shtetet e Bashkuara, ku Los Blancos vazhdojnë turin përgatitor.

Për Modric gjithësesi pritet takimi me Florentino Perez e Inter qendron në pritje të zhvillimeve. Kovacic, ndërkohë, ka marrë transferimin që kërkoi tek Chelsea, pasi vendosi të mos stërvitej më me spanjollët.

Real Madrid nuk ka ndërmend të dalë i humbur nga kjo merkato edhe në këtë rast, ndaj jo vetëm bllokon Luka Modric, por i dërgon mesazhin provokues Interit, bashkë me kërcënimin e përfolur për një denoncim në UEFA kundër zikaltërve.

Në instagram Merengues kanë postuar foton e mesfushorit kroat me fanellën e tretë të re të klubit ngjyrë korali. Eshtë një sinjal se Modric do të qendrojë në Madrid, e po ta lexosh mirë edhe një mesazh provokues për italianët: lëreni të qetë Modric.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *