• |
ide | kryesore

Viti i ri akademik, shumica e maturantëve zgjedhin universitetet publike

Lajme, Të fundit



Edhe këtë vit maturantët preferuan me shume universitetet publike për të kryer studimet e larta. Rezulton se përzgjedhja e degëve preferenciale në publik është 88.8%. Maturantët ashtu si edhe vjet kishin të drejtë që në formularin A2 të aplikonin edhe për programe studimi në universitetet private. Këtë zgjedhje e bënë 11.12% e tyre.

Po ashtu rezulton së në përfundim të procesit të plotësimit të preferencave kanë aplikuar për në universitet 24 mijë e 287 kandidatë. Këta të fundit do të njihen me rezultatet brenda datës 28 gusht. Ndërsa në datat 30 gusht deri 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët që janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Kjo periudhë është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse.

Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 12 shtator 2018. Por aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm në datën 13 shtator.

Ai paraqet një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara.

Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik. Kjo datë pasohet me raundin e dytë, ku maturantët mund të aplikojnë sërish në portalin u Albania./ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *