• |
ide | kryesore

Zjarret në Athinë, Ambasada njofton shqiptarët që humbën dokumentet: Shpenzimet do mbulohet

Lajme, Të fundit



Të gjithë shtetasit shqiptarë që humbën apo iu dëmtuan dokumentet e identifikimit gjatë zjarreve të 23 korrikut në Attiki të Greqisë do tu mbulohen shpenzimet nga ambasada shqiptare në Athinë.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga vetë ambasada, ku shpjegon dhe vendimin e ministrit Ditmir Bushati.

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korril në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, – thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook. Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *