• |
ide | kryesore

Zyrtari i lartë i NATO-s: Do të investojmë 51 milionë euro në Kuçovë

Lajme, Të fundit



Një zyrtar i NATO-s i tha BIRN se qëllimi i investimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së bazës ajërore të Kuçovës dhe modernzimi i saj, raporton Birn.

“NATO planifikon të investojë 51 milionë euro për të modernizuar pajisjet në bazën ajërore shqiptare të Kuçovës,” tha NATO në një përgjigje me shkrim.

“Paratë do të shpenzohen për përmirësimin e infrastrukturës së bazës, përfshirë depozitat e karburantit,” shtoi NATO në përgjigjen e saj.

Orgnizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut nënvizoi se paratë për modernizimin e bazës ajërore shqiptare do të vijnë nga programi për investime në siguri i aleancës (NSIP), i cili mbulon projekte të mëdha infrastrukturore që kanë për qëllim rritjen e sigurisë në vende aleate.

Lajmi për investimin e NATO-s në Kuçovë u dha fillimisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi Kuçovën si bazën e parë ajërore të NATO-s në Ballkanin Perendimor.

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës,” tha Rama nëpërrmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës,” shtoi ai.

Rama nënvizoi se Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standart të ri për forcat e armatorsura dhe investime për zonën e Kuçovës.

“Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit,” përfundoi kryeministri.



3 Comments

  1. C’thone ari,me Stalinin?
    Kane zhvilluar bisedime bilaterale me NATO-n?
    A i nevoitet kjo baze Shqiperise, dhe ne se po, fondi i caktuar a eshte i mjaftueshem!?
    Shkullak, ke detyrimin te informosh popullin per kete eveniment!

  2. Kryeministri i PPP që ju ka grabitur 3500 Milion Euro shqiptarëve, tregon se sa të vlefshme do jenë për Shqipërinë 51 Milionët e NATO. E para në Shqipëri nuk do vinë 51 Milion, pasi paisiet dhe teknollogjia ushtarake do blihet në USA. Shto këtu transportin dhe shkollimin e ushtarakëve shqiptar, në fund katandiset kaposhi një thelë. E dyta ky nuk quhet investim. Investimi gjeneron vende pune dhe para taksash në arkën e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *