• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën vogëlushja 7 vjeç

Arkiva



Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një vogelusheje vetëm 7 vjeç mëngjesin e sotëm në Tiranë, ndërkohë që motra e saj 6 vjeç po lufton për jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit. Në drejtim të mjetit ka qenë shtetasja R. K. e cila ka përplasur nënën me dy fëmijë, njëra prej të cilave gjeti vdekjen, kurse tjetra ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policise

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *