• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas këmbësorët, dy të vdekur, rëndë edhe 6-vjeçarja

Lajme, Të fundit
aksident-trafiku-n-euml-rrug-euml-n-klin-euml-pej-euml-humb-jet-euml-n-nj-euml-person-hd-780x439.jpg



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas ka përplasur 3 këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e plagëve të marrë, mësohet se ka ndërruar jetë pak pas aksidentit edhe drejtuesi i biçikletës R.I, 29 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *