• |
ide | kryesore

Qumësht dhe çaj i skaduar për lokale dhe markete, AKU bllokon furgonin në Vlorë

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një tjetër aksion në këtë sezon veror, atë të kontrollit të furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet, në qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Një furgon në qytetin e Sarandës është ndalur me 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh dhe 31 kuti me çaj sherebelë të skaudar para një viti.

Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale AKU Vlorë ka nisur aksioni për kontrollin e të gjithë restoranteve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark.

Konkretisht nga kontrolli i trupës inspektuese të DRAKU Vlorë rezultoi se subjekti me aktivitet bar restorant ushtronte aktivitetin e tij në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Për shkeljet e konstatuara për subjektin u mor masa administrative me gjobë në vlerën 300.000 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *