• |
ide | kryesore

Raporteri i PE, Fleckenstein: Dialog PS-PD, nuk mund të menaxhojmë çdo mosmarrëveshje në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein u ka bërë dje thirrje opozitës dhe maxhorancës në Shqipëri të gjejnë gjuhën e dialogut. Edhe pse me pushimet e verës, Fleckenstein dha këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”. “Në përgjithësi, dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës janë shumë të rëndësishme për përparimin në reforma dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve të zakonshëm.

Nëse ka pasur parregullsi, unë jam i sigurt se opozita do të gjejë mënyrën e duhur për të kërkuar rekurs”, u shpreh raporteri. Fleckenstein para-shikon të vijë në Tiranë para fundit të nëntorit, ndërkohë që shpreh keqardhje sa u përket mosdakordësisë së palëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar për ndryshimet ligjore për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës.

Kjo është absolutisht e nevojshme për funksionimin e institucioneve. Shpresojmë se kjo do të bëhet së shpejti”, shprehet Fleckenstein në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Sa i përket procesit të vetingut, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian u shpreh se Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë reformë shumë ambicioze. “Vetingu është thelbësor për të krijuar besim në këto institucione dhe sundimin e ligjit. Në fund të fundit, prova përfundimtare e një reforme të suksesshme duhet të jetë në rezultatet e arritura në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe ndjekjen penale të efektshme dhe dënimet për krimin e organizuar. Fakti që tashmë ka pasur disa shkarkime dhe dorëheqje vullnetare tregon se vetingu po funksionon”, deklaroi Knut Fleckenstein. Sa i përket datës së përcaktuar nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Fleckenstein shprehet se do të dëshironte që ajo datë të ishte më afër. “Unë besoj plotësisht se Shqipëria e meriton këtë në dritën e përpjekjeve që janë bërë në vend. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se tani ekziston një rrugë e qartë për hapjen e negociatave me një afat kohor transparent dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se puna përgatitore për negociatat, i ashtuquajturi ‘screening’, tashmë është duke u zhvilluar. Ky proces do të duhej të ndodhte gjithsesi, edhe nëse vendimi para verës do të ishte ndryshe”, u shpreh raporteri i PE-së.



1 Comment

  1. Sa here qe fusni duart ju me mut behet . Populli duhet te ndergjegjesohet dhe ti leje partite menjane , lufta popull- shtet(parti) eshte e perjeteshme . Shteti thote taksa taksa , populli gjen menyra per ti bere bisht .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *